Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrime për herë të parë të mjeteve, në total kanë rënë me 8.6%.
Për gjithë vitin 2024, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin prej 99.4 mijë, të ndikuara nga fluksi i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-ën u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit. Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.
Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.
Në vend të dytë për 5-mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.
Zhvillimet pozitive në turizëm rritën nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.
Numri i taksive është rritur ndjeshëm dhe gjithashtu i automjeteve që jepen me qira për turistët. Duket se tashmë tregu ka krijuar një ngopje dhe në 2025 po importohen më pak. Shumë biznese dhe individë mund t’i kenë kryer tashmë blerjet e nevojshme, duke ulur kërkesën për më shumë mjete.
Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore në 2025. Importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5-mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.
Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin autovetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin autovetura.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të autoveturave me 26%.
Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-ën, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.
Flota e autoveturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet./ Monitor
Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individual...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Blerësit amerikanë të produkteve zvicerane, nga orët lukso...
Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë n...
Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur n...
Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të kë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zhvilluar nj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Administrata Tatimore ka bërë me dije të dhëna të reja lid...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makiner...
Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë vua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të një njoftim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...