Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e bashkimit me Bankën Amerikane të Investimeve (ABI Bank). Që prej dhjetorit 2024, NOA zotërohet nga institucioni tjetër financiar Tranzit, që është njëkohësisht edhe aksionar i vetëm i ABI Bank.
Asambleja e aksionarit të vetëm të shoqërisë NOA ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të aktivitetit të NOA-s që të realizojë bashkimin me ABI Bank.
Aksionari ka vlerësuar se aktiviteti i NOA-s do të përfitojë fleksibilitet të plotë operacional, shtrirje në segmente kreditimi më të mëdha, mundësi zgjerimi në portofolin e kredisë konsumatore me produkte kredie dhe karta krediti, të japë kredi mezzanine për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe garantimin e mbështetjes financiare, kapitalit më të lartë për të zgjeruar më tej këtë segment.
Bashkimi mes dy shoqërive do të bëhet efektiv pasi të miratohet nga autoritetet rregullatore, si Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës apo autoritetet tatimore.
ABI Bank do të jetë pasardhësi i NOA-s në të gjitha kontratat, marrëveshjet, veprimet dhe marrëdhëniet në të cilat NOA është palë, ekzistuese ose në vijimësi, në Shqipëri ose jashtë saj, duke filluar nga data e bashkimit.
Megjithatë, ky transaksion nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim në veprimtarinë operacionale për klientët, pasi NOA do të vazhdojë të përdoret si brand i aktivitetit të lidhur me mikrofinancën, sipas parimit “ring fenced” merger (aktiviteti i NOA-s do të funksionojë i ndarë brenda kompanisë ABI Bank).
Institucioni financiar NOA e ka origjinën në vitin 1998, si shoqëri kursim-krediti (Partneri Shqiptar për Mikokredi), ndërsa në vitin 2001 ajo u shndërrua në shoqëri aksionare.
Si rezultat i ndryshimeve të pronësisë, shoqëria e ndryshoi emrin në Opportunity Albania, vitin 2008 dhe në NOA, në vitin 2010, kur aksionet u blenë nga NOA Holding, një shoqëri e regjistruar në Holandë. Në 31 dhjetor 2024, NOA u ble zyrtarisht nga institucioni financiar jobankar Tranzit, që është dhe pronar i ABI Bank.
NOA është e licencuar nga Banka e Shqipërisë si institucion financiar jo bankë i kredidhënies. Sipas pasqyrave të audituara financiare, në fund të vitit 2024 NOA zotëronte aktive totale në shumën e 12.6 miliardë lekëve, në pjesën më të madhe hua për sektorin privat të ekonomisë. Portofoli neto i kredisë në të njëjtën periudhë kishte vlerën e 10.8 miliardë lekëve.
NOA e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e afërsisht 498 milionë lekëve, në rritje me 24% krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2023, NOA u bë kompania e parë që realizoi me sukses një ofertë publike të titujve dhe regjistrimin e tyre në bursë, me emetimin e obligacioneve korporative në vlerën e 500 milionë lekëve.
Banka Amerikane e Investimeve është banka e shtatë më e madhe në sektorin bankar shqiptar, me 145 miliardë lekë aktive (rreth 6.7% të tregut) në mesin e këtij viti.
ABI po konfirmohet si një nga bankat me nivelet më të larta të përfitueshmërisë në sektorin bankar. Sipas të dhënave të paaudituara, të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për 6-mujorin 2025, ABI raportoi një fitim neto në vlerën e 2.1 miliardë lekëve dhe një kthim nga kapitali, të mesatarizuar me bazë vjetore, në nivelin e pothuajse 34%.
Institucioni financiar jobankar Tranzit u licencua nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010, me aktivitet kryesisht në mbledhjen e kredive me probleme. Në vitin 2015, Tranzit hyri në tregun bankar me blerjen, (nëpërmjet grupit aksionar NCH Capital), të bankës Credit Agricole Albania, sot Banka Amerikane e Investimeve./Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Një bashkim mes Elmazaj Construction dhe italianes Inc spa...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të kë...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zhvilluar nj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Administrata Tatimore ka bërë me dije të dhëna të reja lid...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makiner...
Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë vua...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me anë të një njoftim...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që ven...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
Qytetarët dhe bizneset do të rivlerësojnë pronat e tyre, t...
Nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator të të njëjtit vit, qy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...