Kursi i këmbimit valutor, 2 prill 2026
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...

Ministria e Financave ka propozuar një projektligj të ri të kontabilitetit që sjell disa ndryshime në ligjin aktual nr. 25/2018 i cili është hedhur së fundmi për konsultim. Ndryshimet kryesore përqendrohen në raportimin financiar, përgjegjësitë e drejtuesve dhe qasjen ndaj transparencës. Sipas relacionit që shoqëron draftin projektligji synon të adresojë mangësitë e identifikuara gjatë zbatimit të ligjit nr. 25/2018 dhe të përmbushë detyrimet e reja nga acquis i BE-së për raportimin financiar, qëndrueshmërinë dhe transparencën fiskale.
Një nga ndryshimet që nënvizohet është formalizimi i raportimit të qëndrueshmërisë sipas Direktivës (BE) 2022/2464. Ky detyrim aplikohet vetëm për njësitë shumë të mëdha, që tejkalojnë mesatarisht 1,000 punonjës dhe të ardhura neto prej 450 milion euro, me hyrje në fuqi në formë deri në vitin 2028.
Sipas relacionit raportimi i qëndrueshmërisë do të kërkojë nga kompanitë që të japin detaje mbi ndikimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes, duke përfshirë aspekte si korrupsioni dhe ndikimi social. Projektligji vendos gjithashtu kufizime për kërkesat e informacionit në zinxhirin e vlerës, për të mbrojtur njësitë më të vogla nga kërkesat joproporcionale.
Një tjetër synim është përmirësimi i cilësisë dhe krahasueshmërisë së raporteve financiare.
Relacioni sjell në vëmendje se vendi ka përafruar legjislacionin e saj me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar që nga viti 2008, duke i aplikuar ato edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Projektligji i propozuar synon të rrisë më tej nivelin e raportimit dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare.
Një risi tjetër është futja e detyrimit për raportimin publik të tatimit mbi të ardhurat (Country-by-Country Reporting), në përputhje me Direktivën (BE) 2021/2101. Ky raportim do të zbatohet vetëm për njësitë që operojnë në më shumë se një juridiksion dhe kanë të ardhura të konsoliduara mbi 750 milion euro në dy periudhat e fundit raportuese. Qëllimi është rritja e transparencës fiskale dhe reduktimi i shmangies tatimore.
Projektligji përfshin gjithashtu ndryshime teknike dhe qartësuese për konsolidimin e pasqyrave financiare, eliminimin e detyrimeve të panevojshme dhe unifikimin e terminologjisë ligjore, për të rritur sigurinë juridike dhe zbatueshmërinë./Monitor.al
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e ...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar një goditje...
Vera e detyrimeve të papaguara të bizneseve për sigurimet ...
Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si admini...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82.5 lekë d...
Sot është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e De...
Deklarata e të Ardhurave Individuale është bërë shkak për ...
Banka e Shqipërisë theu përsëri rekordin e blerjes së valu...
31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimi...
Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri pësuan një rën...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 83 lekë dhe s...
Kreditimi i ekonomisë iu kthye rritjes në muajin shkurt. S...
Çmimet e reja të referencës në rrethe pritet të miratohen ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se administrat...
Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursim...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 82.8 lekë dhe ...
Në këtë fillim viti, importet e mallrave të shportës ushqi...
Nëse ka institucione ku makroekonomia komplekse, strategji...
Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 47.3% e energjisë ele...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...