
Vranësira shoqëruar me reshje/ Moti sot dhe nesër
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor d...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor d...
Lili ishte duke festuar ditëlindjen e saj kur kuptoi se ishte mashtruar. 52-vjeçarja nga Londra po pinte çaj me të bijën, e cila punon në një institucion financiar, kur biseda u fokusua te një problem financiar shumë shqetësues. Lili (jo emri i saj i vërtetë), kishte filluar që të tregtonte kriptovaluta në marsin e vitit 2021, e nxitur nga disa miq që kishte njohur në internet.
Në një moment, ajo kishte fituar plot 1.4 milionë dollarë. Por një lëvizje e gabuar në fund të vitit të kaluar e zhduku shumicën e fitimeve të saj. Gjithsesi, ajo kishte rreth 300.000 dollarë në një nga llogaritë e saj të tregtimit të kriptomonedhave, shumë afër shumës totale që kishte investuar në fillim.
E demoralizuar nga humbjet, Lili ishte gati të largohej nga ky treg. Por për të tërhequr paratë e saj të mbetura në llogari, Lilit iu tha se duhej të paguante një taksë. Por kur ajo u përpoq të transferonte paratë në platformën e tregtimit, nuk mundi. Vajza e saj nisi të alarmohej. Lili e kuptoi më në fund se miqësitë e saj të reja dhe përfshirja në sektorin e kriptomonedhave kishin qenë një mashtrim shumë i rafinuar.
Ai ishte momenti i ndërgjegjësimit dhe fillimi i një lufte rraskapitëse për drejtësi. Lili është një nga mijëra viktimat e përfshira në një fushatë të madhe mashtrimi që shoqëroi bumin e kriptomonedhave gjatë pandemisë COVID-19, kur shumë njerëz u interesuan për të investuar te monedhat dixhitale.
Sipas grupit kërkimor mbi blockchain, “Chainalysis”, në vitin 2021 mashtruesit vodhën 6.2 miliardë dollarë nga viktimat në mbarë botën, një rritje vjetore prej rreth 80 për qind. Humbjet nga mashtrimet me kriptomonedhat të raportuara në “Action Fraud”, qendra kombëtare e raportimit të mashtrimit në Britaninë e Madhe, u dyfishuan në 190 milionë paund vitin e kaluar krahasuar me 2020-ën.
Dhe deri në fund të muajit gusht, humbjet janë 25 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por hetuesve u mungojnë burimet për të hetuar rritjen e frikshme të rasteve të mashtrimit, sidomos kur shumat e humbura konsiderohen si relativisht të vogla.
Dhe teksa kriza e kostos së jetesës që do të thellohet, entet rregullatore në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se mund të ketë një mjedis edhe më pjellor për mashtruesit.
“Ne jemi të shqetësuar se, në rrethanat ekonomike aktuale, njerëzit mund të tundohen të investojnë në investime të rreme”- thotë Nausika Delfas, shefe ekzekutive e Shërbimit Financiar pranë Avokatit të Popullit.
Beteja e Lilit për të rikuperuar paratë e saj dhe për të vendosur drejtësinë, pasqyron një hendek shumë të madh në mbrojtjen e konsumatorëve, midis njerëzve që përdorin institucione financiare të rregulluara me ligj, dhe atyre që përqafojnë monedhat dixhitale.
Mashtrimet me kriptomonedhat ndodhin jashtë sistemit të institucioneve financiare të rregulluara dhe mbrojtjes ligjore që mbron konsumatorët. Për këtë arsye, gjurmimi i rrjeteve ndërkombëtare të kriminelëve anonimë që fshihen pas këtij mashtrimi, paraqet sfida të mëdha për zbatimin e ligjit dhe hetuesit e tjerë.
“Natyra e kriptomonedhavge - që janë të pakthyeshme, anonime dhe globale - është padyshim tërheqëse për mashtruesit”- thotë Riç Druri, menaxher në Zyrën e Avokatit të Popullit, që merret me ankesat kundër kompanive financiare. Dy “miqtë” virtualë që e prezantuan Lilin me kriptomonedhat, pasi kishin fituar besimin e saj gjatë disa muajve komunikim në internet gjatë bllokimeve të COVID-19, nuk ekzistonin.
Ka shumë të ngjarë që të dyja pseudonimet t’i përkisnin një mashtruesi. Ata shpërndanin në rrjet foto që tregonin pasurinë e tyre; duke pozuar para një supermakine “Bugatti Veyron”, dhe me një qen të bardhë me gëzof të veshur me një shall të markës “Burberry”.
Gjatë gjithë kohës, ata e inkurajuan Lilin që të investonte më shumë para në tregun e kriptomonedhave. Ajo shiti një nga dy shtëpitë e saj në Londër për të mbledhur para për investimet. Më vonë, Lili zbuloi se uebsajti që i kishin rekomanduar të ashtuquajturit miq, por edhe aplikacionet që kishte shkarkuar në telefon, ishin mashtrime.
Edhe pse ka humbur një sasi të konsiderueshme të kursimeve të jetës së saj, Lili dhe viktimat e tjera si ajo nuk ka gjasa të marrin shumë ndihmë. Humbjet e tyre financiare nuk konsiderohen shumë të mëdha për të justifikuar punësimin e një “ushtrie” avokatësh dhe konsulentësh për çështje penale ose civile, apo për të angazhuar ekspertët e kriptomonedhave në policinë britanike, të cilët kanë shumë çështje të ngjashme nëpër duar.
Kriminelët në këtë fushë, e shfrytëzojnë shumë mirë faktin se mashtrimet më të vogla, që përfshijnë shumë viktima në vende të ndryshme, mund t’i shpëtojnë vëmendjes së autoriteteve kombëtare. Kjo do të thotë se viktimat që pësojnë humbje financiare që u ndryshojnë rrënjësisht jetën nuk kanë se ku të ankohen.
“Nëse humbjet tuaja janë relativisht të ulëta keni shumë pak opsione në dispozicion. Pasi nuk ka kuptim të shpenzosh 300.000 paund për të rikuperuar 100.000 paund”- thotë Karmel King, drejtor në Grant Thornton, i specializuar në rikuperimin e aseteve financiare.
Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, avokatët dhe policia kanë arritur disa fitore domethënëse kundër mashtruesve me kriptomonedhat. Sidomos që pas vitit 2019 gjykatat britanike kanë filluar të krijojnë një skemë për rikuperimin e kriptomonedhave të vjedhura.
Ato tani janë të gatshme të lëshojnë urdhra globalë për shkëmbimet e kriptomonedhave, për të ngrirë dhe përfundimisht për t’i kthyer paratë e paligjshme, apo për të zbuluar identitetin e mashtruesve të dyshuar.
“Anglia dhe Uellsi janë juridiksioni më i mirë në botë nëse jeni viktimë e mashtrimit në tregun e kriptomonedhave”- thotë Rakel Maldon, avokate që ka punuar në këto raste. Pikërisht Britania i dha shpresë Fibit, një punonjëse spitali nga Nju Jorku, e cila u mashtrua nga disa persona që paraqiteshin si të krishterë që po përballeshin me vështirësi ligjore në Lindjen e Mesme. Ajo dërgoi qindra mijëra dollarë në kriptomonedha për të mbështetur kauzën e tyre.
“Unë isha një nga ata njerëz që mendonin se kjo nuk mund të më ndodhte kurrë. Dikur mendoja: 'Sa budallenj mund të jenë këta njerëz?' Por mashtruesit janë shumë të aftë. Në rastin tim ata përdornin thënie nga Bibla për të krijuar besim tek unë dhe më pas më mashtruan”- thotë Fibi, që gjithashtu kërkoi mospublikimin e emrit të vërtetë.
Meqë disa nga transaksionet kalonin përmes bankave në Mbretërinë e Bashkuar, Fibi kontaktoi një avokat britanik, duke shpresuar të përfitonte nga përvoja e tyre në rikuperimin e kriptomonedhave të vjedhura. Edhe pasi humbi 800.000 dollarë, Fibi arriti në përfundimin se nuk ia vlente të paguante për veprimet ligjore private.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Franga zvicerane këmbehet në kuota më të larta se monedha ...
300 milionë euro ishte vlera e mallrave që Shqipëria e...
Dollari amerikan dhe euro thuajse shiten dhe blihen në kuo...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116 l...
Sektori i ndërtimit po vuan pasojat e rritjes së kostove t...
Qeveria nuk pret që çmimi i energjisë elektrike të bjerë n...
Dollari amerikan e mbyll këtë javë duke shënuar një rënie ...
Rritja e çmimit të energjisë ka qenë një ndër problematika...
Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani...
Dollari amerikan ndodhet në ditët më të këqija në tregun v...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 shtator ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.4...
Bordi i Transparencës ka publikuar listën e çmimeve të rej...
Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e punësimit për populls...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116.3...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është pyetur ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 115.7...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 115.3...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116.3...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 113.7...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Në rrjetet social kanë qarkulluar disa pamje, ku shfaq...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sërish mbi një ...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se masakra e Fushë-K...
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin e saj “Në Shënje...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor d...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur sanksione kundër zyrtarë...
Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të viz...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 l...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...