Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët/ Afati i fundit deri më 30 qershor 2025
Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pe...

Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit ranë më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik këtë vit paraqitet në nivelet më të ulëta historike.
Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në fund të 9-mujorit 2024 përbënte 41.1%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 44.7% i fundit të vitit të kaluar.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Në fundin e muajit shtator, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.58 vjet, nga 2.32 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë 9-mujorit të këtij viti.
Edhe indikatorët e tjerë të riskut të borxhit publik po ndjekin një tendencë rënëse këtë vit. Rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, zbriti në 42%, nga 45.6% që ishte në fund të vitit të kaluar.
Në masën më të madhe, ulja e këtij rreziku është mbështetur te forcimi i lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike.
Risku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 41.5%, nga 45.4% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta.
Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie vitet në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së.
Rënia më e fortë është arritur në segmentin e borxhit të jashtëm, që në fund të shtatorit vlerësohej sa 23.55% e PBB-së, nga 36.45% që kishte qenë në 2021 dhe 26.2% në fund të vitit 2023. Kjo dëshmon ndikimin e fortë që ka dhënë kryesisht forcimi i lekut në uljen e borxhit publik.
Borxhi paraqitet në rënie madje edhe në vlerë absolute. Sipas Ministrisë së Financave, stoku i borxhit në fund të muajit shtator kishte vlerën e më pak se 1.35 trilionë lekëve, me një rënie prej rreth 13 miliardë lekësh ose afërsisht 1% krahasuar me fundin e vitit të kaluar./ Revista Monitor
Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pe...
Vlera e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë ka kalua...
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...
Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Sot, më 1 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti...
Sot, më 30 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mal...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajon...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...