33% e buxhetit 2024 do të alokohet në dy muajt e fundit të vitit
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...

Vlera e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë ka kaluar për herë të parë kufirin e 6 miliardë eurove, duke arritur një rekord të ri historik.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, në fund të muajit tetor, vlera e mjeteve të rezervës valutore arriti në 6 miliardë e 15 milionë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e rezervës valutore këtë vit, veç të tjerash, reflekton blerjet rekord të valutës nga banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor.
Sipas informacionit të publikuar nga Banka Qendrore, për 6-mujorin e parë janë blerë gjithsej 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Blerjet direkte kanë vazhduar edhe në fillim të tremujorit të tretë, në muajin korrik, ndërsa u ndërprenë përkohësisht në gusht. Megjithatë, pas tetorit, Banka Qendrore nisi përsëri blerje direkte të valutës, por në vlera më të vogla.
Që prej fillimi të majit, muaj kur Banka e Shqipërisë nisi blerjet direkte me qëllim për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit euro-lek, vlera e rezervës valutore është rritur me 571 milionë euro ose 10.5%.
Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar programin e blerjeve të planifikuara nëpërmjet ankandeve. Kalendari i ndërhyrjeve parashikon që shuma e synuar për tu blerë nëpërmjet ankandeve për vitin 2024 do të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove. Megjithatë, duke përfshirë edhe blerjet direkte të kryera nga Banka e Shqipërisë, vlerëoshet tashmë se kufiri i sipërm prej 330 milionë eurosh është tejkaluar tashmë.
Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkonte nga Banka e Shqipërisë vlerësime të kujdesshme lidhur ndërhyrjet në tregun valutor. Sipas FMN-së, ndërhyrje të tilla duhet të marrin në konsideratë kostot dhe përfitimet e akumulimit të mëtejshëm të rezervës valutore, duke përfshirë rreziqet për bilancin e bankës qendrore, si dhe implikimet për transmetimin e politikës monetare dhe zhvillimin e tregut financiar.
Megjithatë, vlera e rezervës valutore nuk përcaktohet vetëm nga flukset e blerjes, por edhe nga lëvizjet e tregjeve financiare dhe vlera e instrumenteve të investimit të rezervës, siç mund të jenë titujt financiarë apo ari monetar.
Në fund të vitit të muajit tetor, titujt e borxhit përbënin afërsisht 71% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin gati 20% të saj. Gjatë muajve të fundit, Banka e Shqipërisë ka ulur investimet në tituj, ndërsa ka rritur ndjeshëm pjesën e rezervës që mbahet në formë depozitash. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend. Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, mungesa e valutës në momente të veçanta mund të krijojë probleme për aktivitetin ekonomik në vend./ Revista Monitor
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...
Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Sot, më 1 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti...
Sot, më 30 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mal...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajon...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...