Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të mërkurën miratimin e regjistrimit të fondit të tretë të investimeve alternative.
Fondi i ri, Credins Optimal, do të administrohet nga shoqëria administruese Credins Invest.
Aktualisht, në Shqipëri janë të licencuara dy fonde të investimeve alternative, Sea Land Investment Fund dhe Green View Alternative Investment Fund. Të dyja fondet administrohen gjithashtu nga shoqëria Credins Invest. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme.
Sipas të dhënave nga AMF, në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve të fondeve të investimeve alternative arriti në pothuajse pesë miliardë lekë, një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tyre kundrejt aseteve totale të fondeve të investimit në vend ka ngelur në nivele të përafërta me vitin 2022, me rreth 10% të totalit të tregut.
Në fund të vitit 2023, fondi më i madh ishte Sea Land Investment Fund që kishte aktive totale për afërsisht 3 miliardë lekë, një rritje me 8.4% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa fondi tjetër, Green View Alternative Investment Fund, zotëronte aktive totale për më shumë se 1.9 miliardë lekë, një rritje me 7.5% krahasuar me vitin 2022.
Këto fonde zotërojnë disa pasuri të paluajtshme pranë zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës. Rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve.
Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që hyri në fuqi në qershor 2020, krijoi bazën ligjore edhe për fondet e investimeve alternative. Në këto fonde mund të investojnë vetëm investitorë profesionistë dhe të kualifikuar.
Sipas ligjit, klientë profesionistë klasifikojnë subjektet e licencuara për të ushtruar veprimtari në tregjet financiare, si bankat, firmat e investimeve, shoqëritë e sigurimeve, sipërmarrjet e investimeve kolektive, fondet e pensionit vullnetar dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve, etj.
Gjithashtu, si investitorë profesionistë njihen edhe ndërmarrjet e mëdha që përmbushin të paktën dy nga kriteret, e të pasurit aktive totale të paktën 2.6 miliardë lekë, xhiro neto është të paktën 5.2 miliardë lekë dhe kapitale të veta të paktën 260 milionë lekë.
Investitorë profesionistë përkufizohen edhe njësitë e qeverisjes qendrore dhe rajonale, organet publike që administrojnë borxhin publik, bankat qendrore, institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane, Banka Evropiane e Investimeve dhe organizata të tjera të ngjashme ndërkombëtare.
Fondet e investimeve alternative mund të kenë formën e sipërmarrjeve me pjesëmarrje të mbyllur me formë të shoqërisë tregtare ose formë kontraktore (fondet e investimeve) të cilat janë të përshtatshme për të bërë investime jolikuide, të tilla siç janë pasuritë e paluajtshme./Monitor
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
Sot, më 27 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përve...
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanua...
Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrin...
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po va...
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...