“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.
Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023 tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.
“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë LEK. Nga këto, rreth 16 miliardë LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë LEK janë detyrime për kamatëvonesa.
Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatëvonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë LEK detyrime të akumuluara në vite”, thuhet në raportin e buxhetit faktik.
Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë. Në këtë vlerë nuk llogariten kamatëvonesat.
Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi.
Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022 apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte.
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë, por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative.
Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre. Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje që duhet të finalizojnë bashkimin.
“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030.
Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 'Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura', synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen”, thuhet në raportin e buxhetit faktik 2023./Monitor
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
Sot, më 27 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përve...
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanua...
Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrin...
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po va...
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazh...
Sot, më 23 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vi...
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 21 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 20 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...