Luhatje të lehta në valutë/ Kursi i këmbimit, 26 korrik 2024
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante.
Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, tha për "Monitor" se çmimet e bareve dhe restoranteve në bregdetin e jugut janë rritur 10 deri 15% krahasuar me vjet. Ndërsa nuk ka pasur ndryshim të çmimeve në bregdetin e Durrësit apo në zonën liqenore të Pogradecit mjaft e frekuentuar këtë sezon nga banorët e qyteteve të Tiranës dhe Elbasanit.
Sipas Jahjes, një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve mbetet shtimi i kostove për pagat e personelit duke përfshirë për kamerier, ndihmëskamerier apo shef kuzhine që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro. Nisur nga ecuria pozitive e turizmit të vitit të kaluar, falë promovimeve të shumë influencuesve të huaj, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë. Për rrjedhojë për shkak të pritshmërive pozitive, shumë prej bizneseve të shërbimit kanë dyfishuar numrin e punonjësve.
Por rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia e konsumit në bare dhe restorante të zonave bregdetare të jugut.
“Në bare dhe restorante ka pasur rënie të frekuentimeve. Javën e kaluar, zona e Vlorës ka qenë bosh, ndërsa në Dhërmi frekuentimi ishte i lartë. Për këtë situatë së pari ka ndikuar mbajtja e kampionatit europian të futbollit dhe shtrenjtimi i çmimeve, duke qenë të papërballueshme për vendasit. Edhe nga strukturat akomoduese ka pasur rritje të çmimeve dhe shtim të ofertës. Por mendoj se tregu do të vetërregullohet.
Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve në bare dhe restorante, sidomos nga turistët e huaj. Këtë javë ka filluar mbipopullimi kudo, tendencë që presim të vijojë deri në mbyllje të sezonit. Ky është një sinjal shumë pozitiv”.
Rënie të konsumit në restorante krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonat turistike të Tushemishtit dhe Linit. Drejtues të restoranteve në Pogradec që servirin ushqimin tradicional të zonës pohojnë se shkaku kryesor i rënies së konsumit është rritja e emigracioni familjar, kryesisht drejt Gjermanisë.
Por nisja e përgjumur e sezonit turistik ka “trembur” bizneset e bareve dhe restoranteve, ku sipas Jahjes për shkak të pritshmërive pozitive për shtim të numrit të turistëve shtuan numrin e punonjësve.
“Kjo situatë ka krijuar pasiguri te bizneset që kanë shtuar investimet. Bizneset furnitorë të mallrave për baret dhe restorantet kanë dyfishuar stafet, pasi parashikonin shtim të numrit të turistëve. Ndërkohë që këtë vit nuk ka pasur punë. Por këtë javë janë dhënë disa sinjale pozitive. Të presim si do të jetë ecuria, pasi sivjet i shoh të trembura bizneset e bareve dhe restoranteve”.
Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatorit për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK-u.
Vitin e kaluar shpenzimet për person në restorante u rritën 13 deri 17% nga shtrenjtimi i çmimeve.
Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit./Monitor
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanua...
Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrin...
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po va...
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazh...
Sot, më 23 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vi...
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 21 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 20 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpre...
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohe...
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...