E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të treta kanë fituar përballë saj në Arbitrazh 5.2 milionë euro, gjatë vitit që lamë pas.
Të dhënat e bëra publike në buxhetin faktik të 2023 tregojnë se totali i detyrimit në fund të raportimit ishte 183.2 milionë euro. Ky total përbëhet nga dy tregues që është detyrimi i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit/kosto ligjore që llogariten në 73.8 milionë euro dhe detyrime kontigjente 109.45 milionë euro.
Detyrimet kontigjente në vlerë më të lartë duket se kanë të bëjnë me vendimin që Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë për çështjen "Becchetti" ku shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit 108 milionë euro, por edhe pse vendimi final është dhënë prej kohësh qeveria duket se e klasifikon si kontigjent. Kjo ndodh në kushtet kur nga llogaritë e institucioneve shqiptare jashtë shtetit kanë kohë që bllokohen para për llogari të këtij vendimi.
Detyrimi i dytë më i madh është për arbitrazhin me kompaninë e rrugëve Copri Aktor, për mosmarrëveshjet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, me një shumë prej 42.5 milionë euro, për të cilën nuk është bërë asnjë likuidim. Krahas detyrimit kanë mbetur për t'u paguar edhe 225 mijë euro kosto ligjore.
Për arbitrazhin me kompaninë Costruzioni Dondi, qeveria duhet të paguajë 13.5 milionë euro. Kompania ishte zbatuese e projektit të vendosur në zonën e Kasharit dhe po zbatohej nga kontraktori italo-japonez “Dondi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë, rreth 79 milionë USD. Punimet filluan në vitin 2014, por duket se përplasjet mes kompanive zbatuese dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, nuk kanë munguar, gjë që çoi në ndërprerjen e kontratës.
Arbitrazhi i katërt me detyrimin më të lartë për t'u paguar është ai me kompaninë e naftës GBC OIL, për 12.2 milionë euro. Konflikti lidhet me licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, fillimisht për kompaninë Stream Oil, që pas disa shitjesh përfundoi tek GBC OIl.
Kontrata u ndërpre nga Albpetrol (operatori shtetëror që menaxhon fushat e naftës) në vitin 2017, duke i rishtetëzuar këto burime, për mospërmbushje të detyrimee koncesionare. Ndërsa detyrimi mbetet i papaguar, për këtë arbitrazh janë likuiduar pothuajse të gjitha kostot ligjore prej 6.6 milionë eurosh (kanë mbetur vetëm rreth 400 mijë euro).
Për vendimet e tjera të arbitrazhit dhe kostot ligjore, detyrimi varion nga 150 mijë euro në 1.7 milionë euro (shiko tabelën).
Në proces është arbitrazhi për kontratën koncesionare për Terminalin Lindor në Portin e Durrësit. Çështja në Gjykatën Ndërkombëtare për kontratën koncesionare për përpunimin e mallrave rifuxho me anije në Durrës u depozitua në Prill 2023 nga kompania gjermane EMS APO. Kompania përpunuese e anijet të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës ka kërkuar 40 milion euro dëmshpërblim.
Vetëm për mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar përballë çështjeve në Arbitrazh duket se shteti ka shpenzuar 562 milionë lekë ku janë një seri çështjesh aktive. Të ndara më vete në buxhetin faktik shpjegohet se zërat që përbëjnë këtë janë:
–Rreth 189.9 milionë LEKË Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.
–Rreth 113 milionë LEKË nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore, administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.
–Rreth 99.8 milionë LEKË Autoriteti Portual Durrës, për kosto administrative dhe ligjore për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.
–Rreth 76.6 milionë LEKË Albpetrol Sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove administrative/ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.
–Rreth 57.7 milionë LEKË Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar.
–Rreth 19.5 milionë LEKË Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), për pagesën e kostove ligjore për shërbime konsulence, shërbime juridike për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar. ü Rreth 6.2 milionë LEKË Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për pagesën e kostove ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar./ Revista Monitor
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 14 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 13 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh...
Analiza e situatës më të fundit ekonomike dhe financia...
Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë...
Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia ...
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 11 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Raporti i kredive me probleme për institucionet financ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...