Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni i Apelimit në Bashkinë e Tiranës i ngritur me një vendim të Këshillit Bashkiak që më 21 dhjetor të vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë dhe nuk ka funksionuar asnjë ditë! Lidhur me këtë çështje, për të marrë informacion për punën e Komisionit kemi dërguar plot 7 kërkesa për informacion pranë Bashkisë dhe kemi depozituar një ankimim pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, por sërish nuk kemi asnjë përgjigje.
Bashkia Tiranë është treguar hermetike, dhe aspak bashkëpunuese për një informacion të cilin ka detyrim ligjor që ta japë. Përballë heshtjes së Bashkisë së Tiranës dhe mungesës së transparencës nga ky institucion, nga shkresat kaluam në përballje me përgjegjësit, me shpresën se gjërat do të na bëheshin të qarta. Por sërish asnjë përgjigje.
Fillimisht u përballëm me drejtorin e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, zotin Alban Dokushi. Ky i fundit sërish i bëri "bisht" përgjegjësisë dhe nuk dha përgjigjet për pyetjet që ne kishim bërë.
Po çfarë është komisioni i Apelimit të Taksave dhe Tarifave vendore? Më saktë çfarë duhej të ishte, sepse në pesë vite ka qenë vetëm një fantzëm tek i cili nuk ka gjetur shpëtim asnjë qytetar. Nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taksoheni apo tarifoheni padrejtësisht, nëse penalizoheni dhe mendoni se po ju bëhet një padrejtësi nga një organ i Bashkisë Tiranë, Komisioni i Apelimit shqyrton ankesat tuaja. Nëse ankesa gjendet e drejtë, atëherë penaliteti i vendosur në gjobë apo masë tjetër administrative hiqet.

Pra, komisioni duhej tè ishte një lloj gjykate apeli, ku ata që nuk bien dakord me vendimet e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, mund t’i drejtoheshin, me shpresën se kur çështja të shqyrtohej, të gjenin drejtësi. Siç ju thamè mè sipèr, pas shumë kërkesave të depozituara në Bashkinë Tiranë nuk morëm përgjigje as për mbledhjet, as për vendimet e marra ndër vite nga Komisioni i Apelimit dhe madje nuk na u vu në dispozicion as emri i anëtarëve.
Sipas vendimit numër 158 të dhjetorit 2018 të Këshillit Bashkiak, Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, ku kryetari është një prej nënkryetarëve të bashkisë dhe anëtarët përbëhen nga përfaqësues të Drejtorisë Juridike, asaj të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe asaj të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Kryetari i Bashkisë bashkë me këto drejtori ngarkohen përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.
Emrat e anëtarëve të Komisionit të Apelimit që nuk funksionoi për plot 5 vjet, Bashkia refuzoi të na i vejë në dispozicion, ndërsa gjendet vetëm urdhri i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka bërë dhe njëherë emërimet në këtë organ, vetëm disa muaj më parë në datën në 8 maj të këtij viti duke vënë anëtarë të rinj: znj. Jonida Halili si kryetare, Edlira Koçon, Boriana Vrushon, Lindita Trojën dhe Eva Osmanin.

Ndërkohë për komisionin e vjetër kërkuam të mësojmë diçka edhe nga njeri prej ish-anëtarëve, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, zotin Arbjan Mazniku. Por sërish asnjë përgjigje, për anëtarët e vjetër të Komisionit "fantazëm" të Apelimit.
Edhe pse kemi plot dy episode që kërkojmë të gjejmë arsyet që kanë mbajtur peng mijëra qytetarë e biznese që kanë ankesa parën kësaj strukture, askush nuk na thotë emrat e anëtarëve në mënyrë zyrtare dhe as motivin që nuk është zbatuar vendimi i Këshillit Bashkiak, organ i votuar nga qytetarët e Tiranës!
Dikush mund të mendojë se nga mosfunksionimi i këtij komisioni nuk ka të humbur, por përkundrazi ne do t’iu shpejgojmë se të humburit e vetëm në këtë mes janë qytetarët e bizneset në Tiranë.
Mendoni sikur të mos kishim fare Gjykatë Apeli dhe çdo vendim që merrte një gjyqtar në shkallën e parë të ishte përfundimtar! Njësoj ndodh dhe me Komisionin e Apelimit, ku çdo vendim për gjobë të policisë bashkiake, inspektoriatit të mbrojtjes së territorit, agjencisë së konsumatorëve apo gjobat që u vihen bizneseve nga drejtoria e taksave dhe tarfiave vendore, nuk mund të ankimohen! Madje më keq akoma, bashkia thotë se duhet të bësh ankesë, ti e dërgon dhe qëndron në pritje, por nuk merr asnjëherë përgjigje.
Kjo krijon kosto financiare për qytetarët, të cilët të lodhur nga burokracitë pranojnë të paguajnë penalitetin, ndërsa për bizneset që kanë gjoba më të kripura, kalimi përmes hallkës së Komisionit të Apelimit është i detyrueshëm përpara se të depozitosh një padi në gjykatë. Penaliteti duhet të parapaguhet ose të lihet garanci bankare dhe vetëm pas 60 ditësh që nuk ka përgjigje nga Komisioni, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës.

Ne pyetëm dy nga anëtarët që duhet të jenë përgjegjësit për funksionimin e Komisionit të Apelimit, por një pyetje që lind natyrshëm është se a ka përgjegjësi këtu dhe vetë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj? Ligji; ''Për Vetëqeverisjen Vendore” parashikon si një nga kompetencat kryesore të Kryetarit të Bashkisë “Zbatimin e akteve dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak” dhe po sipas këtij neni kryebashkiaku ka për detyrë të mbikëqyrë strukturat administrative të bashkisë dhe të sigurojë funksionimit të tyre; si dhe të marrë masa për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare të bashkisë.
Ndaj dhe vendimi i Këshillit Bashkiak i marrë në dhjetor të 2018-s përcakton se personi i parë që duhet të bëjë të mundur zbatimin e këtij vendimi është kryetari i bashkisë.
Për 5 vjet Komisioni i Apelimit nuk ka funksionuar dhe pse emërimet e anëtarëve të tij janë bërë nga ana e kryetarit, por sërish ai duhet të kishte për detyrë ta bënte atë funksional, pasi koha 5 vjet është shumë e gjatë dhe tejkalon dhe periudhën e një mandati të plotë të drejtimit të një njësie vendore.
Një sitiuatë e tillë hedh dyshime se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërdoruar detyrën pasi nuk ka përmbushur misionin e tij të ngarkuar me ligj për të monitoruar dhe siguruar që strukturat e ngritura brenda bashkisë të funksionojnë duke respektuar vullnetin e sovranit që përfaqësohet nga Këshilli Bashkiak!/ Syri.net
CNA ka raportuar dhe investiguar pak kohë më parë, më ...
Përveç galerisë “NAAN”, platforma “Harabel” e zonjës X...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar në lagjen “28 ...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, adm...
Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David To...
Më 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, emisioni “S...
Një investigim i ri rrjedh shumë shpejt dhe mjaft vrul...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka arritur të zbulojë një fakt ...
Andrea Zota, avokat në Gjirokastër, denoncon në emisionin ...
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banor...
Më 1 Qershor 2023 emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e ...
SPAK-u është duke hetuar disa afera korruptive në të c...
Një student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, de...
Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se...
Albana Vokshi e PD-së bëri një denoncim të fortë mbrëm...
Në Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” ishte në Vlo...
Fiks Fare ka ndjekur në vijimësi projektet e qeverisë për ...
Droga në shkolla në Shqipëri është një problem serioz dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...