Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e policisë dhe Prokurorisë së Sarandës, të cilat lejonin një person me precedentë të shumtë penalë të lëvizte i lirë në qytet.
Megjithëse ndaj një 43-vjeçari rëndonin disa akuza, nga shpërndarja e lëndëve narkotike, plagosja e dy vëllezërve apo edhe vjedhja, këto organe justifikoheshin se kishin dhënë “leje” të posaçme për këtë person. Por, në fakt, ndaj këtij personi s’kishte asnjë leje! Nga informacionet e emisionit investigativ rezultoi se Ibrahim Duda kishte mbi shpinë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe duhet të qëndronte në banesë. Por, Ibrahimi lëvizte lirisht, sa në lagje, plazh apo në gjithë Sarandën. Megjithëse babai i dy të plagosurve denoncoi në polici këtë thyerje mase sigurie, organet ligjzbatuese u justifikuan se “ka leje nga prokurori”. Por, disa ditë pas interesimit të "Fiks Fare", policia e Sarandës e arrestoi në flagrancë Ibrahimin duke vjedhur një dyqan bizhuterish dhe duke thyer masën e sigurisë!
Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" u ankua një qytetar nga Saranda, i cili tregoi se në muajin prill të vitit 2022, në qytetin e Sarandës, i janë plagosur dy fëmijë. “Autorët janë dy vëllezër Mariel dhe Ibrahim Duda. Për Marielin nuk ka asnjë akuzë, ndërsa Ibrahimi akuzohet për plagosje. Ibrahimi u dorëzua 40 ditë pas ngjarjes. Qëndroi disa javë në burg, ndërsa u lirua në mes të muajit gusht.
Prokuroria kërkoi ndryshim mase sigurie, nga arrest me burg në arrest shtëpie” tregon qytetari, ndërsa saktëson se familja e tij nuk është lajmëruar për këtë masë sigurie. “S’na thirri njeri. Djali im është qëlluar 4 herë me thikë. Madje, plagën e ka pasur deri në cipën e mushkërisë. Ka marrë ajër mushkëria dhe ka qëndruar në spital 10 ditë. Më pas, për 3 muaj qëndroi pa lëvizur në banesë” thotë qytetari, i cili pohon se nuk e kuptoi këtë ndryshim masë sigurie.
“Mirë që ia ndryshojnë, po autori rri gjithë ditën jashtë banese. Provokon djemtë e mi. Rri në lokale, në plazh. E kemi denoncuar në datën 31 gusht 2022 se qëndron jashtë banese. Ka ardhur patrulla dhe e ka marrë, po sërish lihet i lirë” pohon ai. Pas denoncimit, 'Fiks Fare' shkoi në lagjen ku qëndron autori, Ibrahim Duda. Ibrahimi, megjithëse është me precedentë penalë dhe duhet të qëndrojë me masën e arrestit shtëpiak, ai lëviz i lirë. Por, Fiksi e filmoi teksa ai qëndron jashtë banese, ndërsa sapo shikon se po e filmojnë ndjek të gjithë personat. Pas këtij konstatimi, denoncuesi dhe gazetarët e Fiksit shkojnë dhe interesohen në Policinë e Sarandës, nëse e kanë proceduar sërish pas datës 31 gusht kur është ndaluar dhe shoqëruar pasi ishte jashtë banese. Punonjësit e policisë i thonë se e kanë shoqëruar më 31 gusht, por për më shumë duhet të pyesni në prokurorinë e Sarandës.
Fiksi shkon dhe interesohet edhe në akuzën e Sarandës. Por, megjithëse ishte ditë pune, asnjë prokuror nuk ndodhej në atë organ akuze. Qytetari dhe gazetarja e Fiksit bisedojnë me një sekretare qe u tha se dosjen se merrnin dot se prokuroria e ka dërguar në gjykatë dhe do kohë.
Qytetari e pyet se e kanë denoncuar autorin Ibrahim Dudën se ka thyer masën e sigurisë. Ndërkohë, sekretarja i thotë se është bërë një shenjë në dosje që ka dalë, por ka pasur urdhër nga prokurori që ta mbikëqyrnin. Qytetari i thotë se personi del përditë, ndërsa sekretarja i thotë se nuk ka informacion, e di prokurorja qe ka çështjen. Pavarësisht kësaj përgjigjeje, disa ditë pas interesimit të Fiks Fare, Policia e Sarandës doli me një njoftim, ku personi në fjalë ishte arrestuar.
“Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhej në njoftimin e policisë.
Pra, bëhet fjalë për të njëjtin person, Ibrahim Dudën. Qytetari e denoncoi disa herë për thyerje të masës së sigurisë, por policia dhe prokuroria nuk vepruan. Deri sa, i njëjti person, me precedentë të shumë penalë, të kryente një vepër tjetër penale. Megjithatë, duke parë vendimmarrjet e këtyre organeve, shumë shpejt pritet që 43 vjeçari të lirohet, deri në ngjarjen e radhës.
Në datën 20 shtator 2022, Fiks Fare, transmetoi rrëfim...
Një prokurore, e cila e quan veten të “hekurt”, pasi për d...
Një pallat në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.17 u dëm...
Në Kamëz ekziston problematika e mbingarkesës së nxënë...
Premtimi i qeverisë në fillimin e mandatit të dytë, pë...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qe...
Problematika e radhës e emisionit "Stop" në "Tv Klan" ...
Duke qenë se dhuruese e veshkës është e motra, nevojit...
Një qytetar nga Elbasani ka rënë pre e një mashtrimi p...
Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit në Fiks Fa...
Ndër gamën e “madhe” të bizneseve që operojnë në Shqipëri,...
Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i g...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" ka shkuar në fshatin Ferr...
Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për "Fiks Fare", mënyrën s...
Ecën me vështirësi, jo për shkak të moshës, edhe pse k...
Një profesor i njohur i Universitetit Bujqësor të Tira...
Një denoncim është bërë nga nënkryetari i PD-së, Luçia...
Bledar Teferiçi, ish-drejtor i shkollës në Kavajë, ka deno...
Sot përkujtohet 80-vjetori i Konferencës së Pezës, e m...
Projekti “100 fshatrat turistikë”, një nga angazhimet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...