
Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me arresimin e dhëndrit t ëish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe kushtëzimin e lirisë për Berishën.
Këlliçi thotë se arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e qartë e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike.
Këtë arrestim Këlliçi e shikon si një zhurmë shumë të madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve.
Sipas tij ish-hetuesi i diktaturës Kraja, i cili ka shkelur Kushtetutën e vendit duke kufizuar lirinë e Sali Berishës pa asnjë vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë, do duhej që në fakt sot të kishte çuar para drejtësisë me prova e me fakte Edi Ramën bashkë me Erion Veliajn dhe tërë shpurën e tyre që kanë 10 vite që grabisin pasuritë publike dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Postimi i plotë i Këlliçit:
Arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e qartë e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike. Jo vetëm sepse ai është familjar i Sali Berishës, por për shkak se zullumi i rilindjes ka arritur atë kulm, sa lypset një kurim, duke hedhur prangat padrejtësisht në anën tjetër.
Duhet një zhurmë shumë e madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, ku denoncues kryesor ka qenë vetë Jamarbër Malltezi që nga dita e parë e bërjes publike të këtij skandali, aferë kjo e cila sapo ka shpalosur tashmë ideatorët dhe përfituesit kryesorë, që quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Jam mbështetes i drejtësisë dhe zhdukjes së pandëshkueshmërisë pa asnje kufizim. Por një drejtësi me agjendë të pastër politike, që nuk është e verbër para ligjit, por mban një sy hapur për të qenë në rregull me pushtetin, nuk i shërben aspak vendit.
Shoë dhe spektakli i gatuar në kuzhinën mediatike të qeverisë është një standard i cili duhet të refuzohet me përbuzje nga çdo qytetar. Ish hetuesi i diktaturës Kraja, i cili ka shkelur Kushtetutën e vendit duke kufizuar lirinë e Sali Berishës pa asnjë vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë, do duhej që në fakt sot të kishte çuar para drejtësisë me prova e me fakte Edi Ramën bashkë me Erion Veliajn dhe tërë shpurën e tyre që kanë 10 vite që grabisin pasuritë publike dhe të ardhmen e shqiptarëve./ CNA
Këtë të hënë 23 tetor 2023 në orën 13:30 Gjykata e Pos...
Dosja hetimore e SPAK-ut në lidhje me çështjen e priva...
Papa Fracesku ka kërkuar që ti jepet fund konfliktit m...
Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur shpesh çështjen e ...
Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet gazetares ...
Një 20-vjeçar, banues në Prishtinë, Kosovë, ka rënë në...
Në rrjet është publikuar videoja e momentit të arrestimit ...
Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e J...
Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë paraqitur në ambie...
Forca policie kanë shkuar mbrëmjen e kësaj të shtune pranë...
Në shtëpinë e të moshuarve, vështirë të dëgjosh dy histori...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje nga hetimet e SPAK ...
Gjykata e Posaçme ka dhënë disa masa sigurie për personat ...
Sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, ...
Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jamarbër Mallt...
Fatmir Bektashi, ndërtuesi në ish-kompleksin Partizani...
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Mal...
Sot po sjellim një përmbledhje të tetë CV të garuesve për ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...