LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim takon Bajram Begajn/ Zbardhen diskutimet

14 Qershor 2022, 17:55, Aktualitet CNA
Yuri Kim takon Bajram Begajn/ Zbardhen diskutimet
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social ambasada ka ndarë disa foto, ku edhe ka zbardhur diskutimet mes tyre.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në postimin e ambasadës./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga