web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi unanim për shkarkimin e Veliajt/ Beci: Arsyeja është e mbështetur në Kushtetutë

23 Shtator 2025, 21:35, Aktualitet CNA

Votimi unanim për shkarkimin e Veliajt/ Beci: Arsyeja është e

Ish-prokurori Eugen Beci i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin analizoi votimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt.

Beci tha se Veliaj sipas ligjit duhej të ishte dëgjuar.

Përsa i përket arsyes së shkarkimit mungesa për tre muaj ish-prokurori tha se është e bazuar në Nenin 62, por nuk parashikohet mungesë me arsye apo pa arsye.

 

“Kanë rënë dakord që shkelet një e drejtë themelore që çdo personi që i fillon një proces duhet t’i bësh me dije shkaqet e shkarkimit. E dyta, vetë Gjykata Kushtetuese ka dy vendime ku në mënyrë eksplicite shpjegon se kryetari bashkisë duhet të dëgjohet. Është parim kjo dhe s’ka lidhje me sallën e gjyqit. Parimi juridik është dhe në ndërmarrjen më të humbur. Nuk ka asnjë vakancë. Në frymën e Kushtetutës është e përcaktuar dhe duhet ta dëgjosh. Këshilli Bashkiak i është referuar nenit 62, kemi një thelb që thuhet për tre muaj që s’është paraqitur. Në rast se s’kemi mungesë me arsye apo pa arsye nuk është përcaktuar,” – tha Eugen Beci.





Lajmet e fundit nga