Ndryshime te Shëndetësia / Largohet nga detyra drejtori i FSDKSH-së
Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit ...

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit “EU4Law 2”.
Në fjalën e tij kreu i SPAK-ut tha se falë mbështetjes përmes këtij projekti drejtësia po matet me rezultate konkrete dhe kjo strukturë ka treguar me vepra se nuk ka persona mbi ligjin dhe askush nuk është i paprekshëm.
Dumani tha se sot SPAK-u ka një aleancë me vendet e BE-së, SHBA-së dhe vendet e Amerikës Latine.
"Është kënaqësi e veçantë që sot po shënojmë fazën e dytë të projektit, i cili ka një peshë të jashtëzakonshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Dje fjala drejtësi perceptohej më shumë si premtim sesa si realitet, sot falë reformës në drejtësi dhe mbështetjës së partnerëve tanë strategjikë jemi në një fazë ku drejtësia po matet me rezultate konkrete. SPAK është angazhuar të tregojë me vepra se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i paprekshëm, ky është thelbi i mandatit tonë dhe përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve.
Në këtë rrugëtim mbështetja e dhënë në fazën e parë ka qenë një hap pozitiv. Falë saj kemi forcuar kapacitetet tona operacionale, kemi integruar teknikat e avancuara hetimore, kemi nxitur qasjen multidisiplinare dhe kemi rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Sot mund të flasim për një koalicion të ndërtuar nga SPAK dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian kryesuar nga Italia me të cilët kemi bashkëpunim më të madh, por me të gjitha vendet anëtare të BE-së kemi një bashkëpunim të suksesshëm, të vazhdueshëm.
Gjithashtu bashkëpunim të suksesshëm kemi me Mbretërinë e Bashkuar, me Zvicrën, me Shtetet e Bashkuara, vendet e Amerikës Latine dhe me vendet e rajonit.
Falë këtij bashkëpunimi ne kemi treguar me vepra se SPAK-u është në gjendje të përballet dhe të ushtrojë ndjekje penale ndaj organizatave kriminale, pavarësisht fuqisë së tyre financiare dhe lidhjeve të tyre me grupet e tjera të krimit të organizuar.
Faza e dytë shkon përtej mbështetjes teknike dhe financiare, ajo mëshiron një vizion të përbashkët në Shqipëri me institucione të forta, të pavarura dhe funksionale në ballë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky është një vizion që përkon me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe me standardet që kërkon procesi i integrimit në BE.
Mbështetja e këtij projekti duhet të fokusohet në fusha kryesore: në rritjen e cilësisë së hetimeve komplekse dhe administrimin më efektiv të tyre, rritjen e kapaciteteve operacionale të SPAK-ut dhe BKH-së, plotësimin e kapaciteteve të laboratorëve të kriminalistikës me standarde moderne, reduktimin e çështjeve të prapambetura duke sjellë një ritëm më efikas në hetime, mbështetjen e hartimit të akteve nënligjore në përputhje me jurisprudencën dhe standardet ndërkombëtare, ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore në fushën e pastrimit të parave, kontrabandës, mashtrimeve online dhe krimit të organizuar.
Administrimin e provave digjitale dhe përdorimin e IA-së, zhvillimin e një qasjeje strategjike, trajnime dhe shkëmbime eksperiencash dhe forcimin e bashkëpunimit me Europol dhe Eurojust, Interpol.
Ky është një projekt ambicioz dhe i nevojshëm për SPAK-un, e shohim si instrument për të forcuar më tej kapacitetin institucional të SPAK-ut", tha Dumani./CNA
Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit ...
Jep dorëheqjen drejtori i Qendrës Spitalore Universitare N...
Të shtunën e 27 shtatorit në orën 11:00, në Katedralen “Ng...
Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë t...
Dy të penduarit e drejtësisë, Erion Alibej dhe Nuredin Dum...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të Se...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikt...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, foli sot pas seancës së...
Këtë të martë, në orën 22:00, në emisionin “Opin...
Ndërtoi 77% më shumë sesa leja e miratuar, Prokuroria e Fi...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
BE ka reaguar në lidhje me draftin e Kodit Penal. Bashkimi...
Projektligji për barazinë gjinore ka sjellë debate të fort...
Debate të forta po zhvillohen në emisionin "Opinion" për p...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga dëshmia e...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petri Koçi i ftuar në e...
Disa ditë më parë emisionin “Stop” në Tv Klan transmetoi n...
Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “ Çim Peka ...
Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin "Çim Peka L...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit pranë PD, Adriana Kalaj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...