LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video+Foto/ 32-vjeçari tentoi të hynte me makinë në Kuvend/ Kreu i Gardës shkon në vendngjarje

7 Dhjetor 2022, 12:12, Aktualitet CNA

Video+Foto/ 32-vjeçari tentoi të hynte me makinë në

Paraditen e sotme një 32-vjeçar ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Kuvendit.

Ai ka thyer traun e hyrjes, në tentativë për t’u futur me makinë.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” njofton Policia.

Kjo ngjarje ka ngritur në këmbë, Gardën dhe drejtuesin e saj, Gramoz Sako, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ai ka hyrë në salllën e seancave në parlament.

CNA.al po sjell foto dhe video të shkrepura nga LSA, në vendin e ngjarjes./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga