web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Nuk ka rënë bombë atomike, thjesht Bashkia e Rilindjes”/ Tonelata plehra digjen në Shijak

6 Shtator 2022, 12:16, Aktualitet CNA
Video-“Nuk ka rënë bombë atomike, thjesht Bashkia e
Foto ilustruese

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve, kësaj here ai ka publikuar disa pamje, përmes të cilave shihet djegia e plehrave në zonën e Shijakut.

Meta shprehet se kjo ndodh pasi paratë e inceneratorëve vidhen e për pasojë po helmohen qytetarët.

Në statusin e tij kreu i PL-së shkruan:

“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.

Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga