web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta Mehmet Karakushi/ Luan Rama: Mik i pazëvendësueshëm

5 Shtator 2022, 18:45, Aktualitet CNA
Ndahet nga jeta Mehmet Karakushi/ Luan Rama: Mik i
Mehmet Karakushi

Pak ditë më parë është ndarë nga jeta Mehmet Karakushi, një personalitet i njohur në Durrës, i cili më parë ka qenë ndihmës i Ramiz Alisë për shtypin.

Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, ka dhënë një mesazh ngushëllimi Luan Rama. Ai e cilëson Karakushin një mik prej atyre që gjenden rrallë, e kur ke fatin t’i gjesh, të bëhen të çmuar e të pazëvendësueshëm.

Rama tregon se me Mehmet Karakushi është njohur tridhjetë e ca vjet më parë, kur ka qenë gazetar në “Zërin e Popullit” dhe ai Sekretar i Komitetit të PPSH për propagandën në rrethin e Durrësit.

Sipas tij, Karakushin nuk e bënte detyra të rëndësishëm, por thjeshtësia dhe dashuria e respekti për njerëzit, ndjenja e përgjegjësisë përballë tyre.

“Fjalë lamtumire:

Mirësia e fisme e Mehmet Karakushit

Edhe pse Mehmet Karakushi ishte pothuaj moshatar me babanë tim, unë e kisha mik. Madje mik e çfarë miku, prej atyre që gjenden rrallë, e kur ke fatin t’i gjesh, të bëhen të çmuar e të pazëvendësueshëm.

Ndahet nga jeta Mehmet Karakushi/ Luan Rama: Mik i
Luan Rama

I tillë pra, i çmuar dhe i pazëvendësueshëm që e do të mbetet për mua Mehmet Karakushi, i cili me mirësinë e tij të fisme, të pazhurmë, por me peshë dhe përmasë imponuese që ia jepte karakteri i tij i veçantë si bartës i vlerave më të qenësishme të Hasit ku qe lindur e rritur, i bëri vend nderi vetes gjithkund ku punoi e drejtoi me devocion prej atdhetari dhe përkushtim e ndershmëri shembullore.

E kam njohur tridhjetë e ca vjet më parë; unë gazetar në “Zërin e Popullit” dhe ai Sekretar i Komitetit të PPSH për propagandën në rrethin e Durrësit. Por, ndryshe prej shumë sekretarëve që puna e gazetarit më mundësoi të njoh, Mehmet Karakushin nuk e bënte detyra të rëndësishëm, por thjeshtësia dhe dashuria e respekti për njerëzit, ndjenja e përgjegjësisë përballë tyre.

Fjalëpak dhe i matur, burrë fjale dhe shembull mirësie, përherë i qeshur e asnjëherë i yshtur të dukej ndryshe prej sa ishte, ndershmëria qe padyshim ajo që i dha vlerën e veçantë jetës së tij sa qe gjallë, dhe që e bën emrit të tij tash e mbrapa, një referencë përherë të nderuar dhe respektuar në memorien e të gjithë atyre që e njohën, që punuan me të apo që kanë dëgjuar prej të tjerëve për të.

Unë nuk besoj në jetën e përtejme, por besoj në mirënjohjen e përjetshme, të cilën, jam i bindur se Mehmet Karakushi e meriton plotësisht.

Lamtumirë e të ndrittë shpirti Mehmet Karakushi!”, shkruan Luan Rama./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga