web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i Kryemadhit në Shenjtërimin e Nënë Terezës/ “Duhet të bëjmë më shumë si shtet”

5 Shtator 2022, 10:20, Aktualitet CNA
Mesazhi i Kryemadhit në Shenjtërimin e Nënë Terezës/
Ish-kryetarja Monika Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së apo Partisë së Lirisë, siç së fundi e ka emërtuar Ilir Meta, Monika Kryemadhi, ka përcjellë një mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Shën Tereza është një model frymëzimi që tregon se ndryshimi pozitiv buron nga secili prej nesh në çdo akt të vogël që bëjmë për të tjerët.

Ish-kryetarja thekson më tej se kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës duhet të na kujtojë se shteti duhet të bëjë më shumë për edukimin e brezave të rinj me vlerat e saj.

“Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës, model frymëzimi që na tregon se ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh, nga çdo akt sado i vogël, që bëjmë me dashuri e në përkujdesje për të tjerët. Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, le të na rikujtojë se duhet të bëjmë më shumë, si shtet dhe shoqëri, në promovimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi veprat e mëdha të saj”, shkruan Kryemadhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga