Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Në Shqipëri ka mbërritur për një vizitë pune të shkurtër kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin.
Në daljen e saj për mediat në një konferencë me kryeministrin shqiptar, me thënë të drejtën po prisnim një grua të veshur me kostum, majë takave me këpucë të shtrenjta, e krehur me kujdes, e trukuar dhe e mbajtur si mos më mirë.
Por jo “zgënjimi” ishte i madh, para mediave shqiptare del një zonjë me një një fustan të thjeshtë, që politikanet tona nuk e dinë se ekziston, jo më ta kenë në garderobë dhe ta veshin në takime zyrtare, me flokë të pakrehur te parukierët, por të stiluar thjeshtë, ndërsa politikanet tona lënë minimum 50 euro për një krehje, pa folur pastaj për trajtimet dhe tangërlliqet e tjera, dhe pa tualetëra, kur zonjat tona politikane vetëm për një krem harxhojnë minimuni 300 euro.
Para shqiptarëve në konferencë për shtyp doli një zonjë që ka marrë detyrën për të drejtuar vendin e saj dhe për ta zhvilluar edhe më tej standardin e lartë të jetesës, jo një zonjë që ka marrë përsipër të vjedhë dhe rrënojë më shumë vendin e saj, siç ndodh me politikanët shqiptarë.
Që vijnë në politikë pa një dyshkë në xhep dhe dalin prej saj super milionere dhe pronare të gjysmës së Shqipërisë.
Teksa po ndiqnim konferencën për shtyp, të bënte shumë përshtypje thjeshtësia e saj, buzëqeshja dhe mirësia që reflektonte në çdo fjali që artikulonte.
Nuk dimë nëse e panë konferencën këto politikanet tona. Nuk dimë nëse e panë kryeministren e Finlandës se sa thjeshtë ishte veshur.
Nuk kishte ardhur të bënte paradë mode, nuk kishte veshur fustane e bluza mijëra euroshe, nuk kishte këpucë të shtrenjta.
Dhe të mendosh se Finlanda është vendi më i lumtur në botë dhe po të kërkosh nëpër internet ka lajme ku thonë të paktën 17 arsye pse Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar.
Krejt të kundërta janë politikanet tona, vetëm në një vizitë në Ukrainë që është në kulmin e luftës ministrja Spiropali ndërroi tri herë kostumin, dhe ishte majë takave, dhe nuk po ndalemi këtu se sa kanë kushtuar kostumet e saj.
Le pastaj po të bësh një xhiro ditën e enjte nga salla e kuvendit dhe të presësh kur vijnë deputetet dhe ministret.
CNA.al, ka bërë disa herë shkrime për paradën e “miss"-eve tona në parlament, të cilat parakalojnë me veshje të shtrenjta, çanta luksoze, fustane e kostume që kushtojnë sa dy herë rroga që marrin deputetet dhe ministret tona.
Kësaj i thonë “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”, janë politikanet e shtetit më të varfër, por vishen sikur drejtojnë shtetin më të pasur në botë.
Vizita e kryeministres së Finlandës ishte një “shuplakë” e fortë për politikanet tona, por “kambanat bien për ata që kanë veshë”, dhe këto zonjat tona të parlamentit me siguri jo që nuk e kanë kuptuar leksionin e kryeministres së Finlandës, por me siguri me njëra-tjetrën e kanë sharë sa “katunare”, ku shton e veshur në atë mënyrë, sikur s’ka.
Siç duket, kjo është diferenca, kur merr një post drejtues për të drejtuar vendin dhe për t'i shërbyer vendit, dhe jo siç ndodh në Shqipëri që marrin postin për t'u pasuruar vet në kurriz të popullit dhe shtetit të tyre./ CNA.al
Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat ...
Deputeti Gazment Bardhi, në emër të Grupit parlamentar...
SHISH ka publikuar raportin publik të vitit 2021, për ...
Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë një foto në "st...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të depu...
Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp, ka r...
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Ardian...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një dokument, i cili pë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka komentuar bojkot...
Avokatët e Lezhës vijojnë bojkotin dhe marshojnë në sh...
Kompania WizzAir është kthyer në një tmerr për pasa...
Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD), ka njoftuar sot se...
Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me nj...
"Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetu...
Një debat i ashpër është regjistruar mes aktivistes Mi...
Analisti Armand Shkullaku në "Të Paekspozuarit", ka ko...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionin e autori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...