EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Komisionit të Apelimit, duke deklaruar se nuk janë shqyrtuar mijëra dokumente të dërguara nga avokatët e tij te Sekretarja e Shtetit.
Sipas Berishës, SIAC zbulon dy elementë të rëndësishëm në vendimin e tij.
Së pari, deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjesht është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka pasur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.
Së dyti, sipas Berishës, SIAC informon se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga Sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.
Berisha ka theksuar se është një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu.
Më tej ai shpjegon qëllimet pse nuk janë dorëzuar dokumentet e tij, e para, që të mos mësonte të vërtetën.
Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar Sekretarja e Shtetit.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam sot para jush për të bërë disa sqarime dhe shpjegime, lidhur me vendimin e djeshëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.
Së pari, më lejoni të rikujtoj se qëndrimi im ndaj shpalljes ‘non grata’ ka qenë i bazuar dhe mbetet i bazuar në dy parime kryesore; asnjë lobim për heqjen e këtij vendimi, padi në gjykata për shpifje dhe trillime ndaj meje.
Këto parime i zbatova plotësisht në rastin e shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, por nuk i zbatoja dot në rastin e vendimit të Home Office, sepse legjislacioni britanik nuk lejonte që unë t'u drejtohesha gjykatave pa iu drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të këtij vendi.
Ndaj dhe unë ndoqa rrugën e diktuar nga ligji.
Ankimet në këtë Komision, kërkonin që edhe Home Office të rishqyrtonte vendimin e tij. Në këtë kuadër u vendos një bashkëpunim në përputhje me marrëveshjet e arritura midis departamentit të kësaj ministrie dhe avokatëve të mi, në të cilin në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe, dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet dhe trillimet e medieve të Xhorxh Sorosit, BIRN, Balkan Insight dhe të Carlo Bollino-s, mbi të cilat ishte bazuar dhe marrja e vendimit, shpifjet e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës dhe hidhej dritë në të vërtetat e kësaj dosje.
Por SIAC zbulon në vendimin e tij, dy elementë shumë të rëndësishëm.
Së pari, deklaron se ai, nuk është marrë me vërtetësinë e provave dhe fakteve të paraqitura, por thjeshtë është marrë nëse Sekretarja e Shtetit, ka pasur prova të mjaftueshme, ka bërë analizë të drejtë të provave për vendimin që ka marrë.
Së dyti, SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga Sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë.
Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu.
Avokatët e mi, kanë dorëzuar në kohë, në përputhje me marrëveshjen të gjitha dokumentet e kërkuara nga Home Office, por këto dokumente nuk i janë paraqitur Sekretares së Shtetit, me dy qëllime.
Së pari, që ajo të mos mësonte të vërtetën.
Së dyti, që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar Sekretarja e Shtetit”, tha Berisha./ CNA
Sot është zhvilluar mbledhja e Sekretariatit Teknik të...
Analistët kthehen në profesionistë futbolli. Ky është ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi i Kombe...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur pas përfundimit të sean...
Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rru...
Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka ndryshuar masën për...
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar para mediave se l...
Ashtu si në rastin e dy testimeve të tjera, atij të Gj...
Ish-kandidatja për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli ës...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të ...
Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e hapur ku po...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Sot 28 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tret...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ndodhet në Jug...
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po ...
Gazetari Blendi Fevziu ka treguar ëndrrën 89-vjeçarit ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po kalon orët e makthit të ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është justifikuar në media pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...