EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) zhvilluan një Konferencë Kombëtare ku u diskutuan tetë Plane Lokale të Përshtatjes ndaj ndikimeve të mundshme të ndryshimeve klimatike në Shqipëri. Këto plane janë hartuar për herë të parë dhe përmes një procesi pjesëmarrës të udhëhequr nga bashkitë, të cilat kanë identifikuar masat përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri.
Në fjalën e saj të hapjes, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi urgjencën e adaptimit lokal ndaj klimës dhe rolin kritik që luajnë këto plane në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme.

"Ndryshimet klimatike paraqesin sfida të rëndësishme për ekonomitë, komunitetet dhe ekosistemet tona lokale. Adoptimi dhe zbatimi i këtyre planeve, përbën hapa vendimtarë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, por edhe shembulli se si kur koordinohemi, mund të bëjmë punë të mira. Këtë vit e nisëm me një kryefjalë, që janë pyjet. E pagëzuam vitin 2024 si Vitin e Pyjeve me një program pyllëzimi dhe sensibilizimi në gjithë vendin me 50 bashki pjesëmarrëse, 156 aktivitete pyllëzimi dhe rreth 300 mijë fidanë të mbjellë në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti," tha ministrja Kumbaro teksa deklaroi se edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e COP29, Samitit Botëror të Klimës.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, vuri në dukje përpjekjet bashkëpunuese pas hartimit të këtyre planeve.
"Integrimi i strategjive lokale të përshtatjes në politikat më të gjera kombëtare është jetësor për sigurimin e qëndrueshmërisë klimatike gjithëpërfshirëse. Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm në udhëtimin tonë drejt zhvillimit të qëndrueshëm," tha Merino.
Planet Lokale të Përshtatjes u prezantuan nga kryetarët e tetë bashkive të përfshira në këtë proces: Vlora, Elbasani, Përmeti, Gjirokastra, Durrësi, Fieri, Kruja dhe Kukësi. Secili kryetar bashkie diskutoi sfidat specifike klimatike me të cilat përballen komunitetet dhe ekonomitë e tyre dhe masat e propozuara të përshtatjes për adresimin e këtyre çështjeve. Në vijim pritet miratimi i Planeve Lokale të Përshtatjes nga Këshillat Bashkiakë përpara COP-29, dhe integrimi i disa prej masave prioritare kryesore të përfshihen në Planin Kombëtar të Përshtatjes, që pritet të lehtësojë aksesin në burime financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndër të tjera, konferenca theksoi edhe rëndësinë e forcimit të partneriteteve midis aktorëve vendorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të arritur një përshtatje efektive ndaj ndryshimeve të klimës. Në zbatim të Ligjit nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”, bashkitë duhet të hartojnë dhe zhvillojnë politika dhe masa përshtatëse, për të zvogëluar rrezikun dhe pasojat e ndryshimeve të klimës, duke rritur kapacitetet dhe përfshirjen e barabartë gjinore në proceset vendimmarrëse për përshtatjen dhe ripërtëritjen e komuniteteve./ CNA
Avokati Genc Gjokutaj ka folur pas përfundimit të sean...
Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rru...
Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka ndryshuar masën për...
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar para mediave se l...
Ashtu si në rastin e dy testimeve të tjera, atij të Gj...
Ish-kandidatja për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli ës...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të ...
Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e hapur ku po...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Sot 28 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tret...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ndodhet në Jug...
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po ...
Gazetari Blendi Fevziu ka treguar ëndrrën 89-vjeçarit ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po kalon orët e makthit të ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është justifikuar në media pë...
Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së H...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka humbur gjyqin kundër nd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...