
Agron Gjekmarkaj dje pati një shpërthim në rrjete sociale, që për shumë ishte i pakuptueshëm, ndaj po përpiqemi të sqarojmë se për çfarë bëhet fjalë.
Ajo që mund të kuptojmë ështe që Gjekmarkaj me sa duket kishte zgjedhur shpërthimin e djeshëm si formë që të promovonte për Avokat të Popullit, një person që populli nuk e njeh fare se cili është. Kuptuam që quhet Dorian Gjomarkaj!
Agron Gjekmarkaj ka qenë deri para pak kohësh nënkryetar i Patisë Demokratike i promovuar nga Lulzim Basha. Për shkak të postit si nënkryetar i PD-së, Gjekmarkaj përfitoi edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Ditën që rrethanat ndryshuar, Gjekmarkaj zgjodhi që të lëshonte detyrën si nënkryetar i PD-së, por vazhdon të gëzojë postin dhe benefitet si nënkryetar i Kuvendit.
Si pjesë e benefiteve është edhe punësimi i Dorian Gjomarkaj si këshilltar i nënkryetarit Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj dje prezantoi Gjomarkajn si djali i një dete të lartë me emër e i studiuar jashtë shtetit.
Por duket se nuk ka arritur të bindë të gjithë.
Midis të pabindurve ndaj opinionit sublim të Lumturisë së tij Gjekmarkaj, është edhe Bianca Gjomarkaj, bija e Kapidan Ndue Gjon Markut (Gjomarkaj).
Reagimi i saj i plotë:
"Si mund të zgjidhesh Avokati i Popullit kur mbiemri yt u ndryshua pas rënies së komunizmit për të korrur përfitime? Shpjegojeni atë! Të pyesim zotin Dorian “Gjomarkaj” se çfarë mbiemri ka në çertifikatën e tij të lindjes, dhe pse u ndryshua pas vitit 1991. Pse babai i tij Preng Gjergji Pjeter Kola e ndryshoi mbiemrin e familjes? Çfarë nevoje kishte për ta ndryshuar atë në një familje të cilës ai nuk i përket, nuk i përket dhe nuk do t'i përkasë kurrë? Unë kam një çështje shumë të fortë me këdo që ka uzurpuar mbiemrin tim. Mendoj se këto janë pyetje të rëndësishme për t'u adresuar në çdo seancë dëgjimore ku ai mund të ftohet."
Nuk kemi asnjë informacion lidhur me shkollimin e Gjomarkajt, por duke përfituar nga rasti mund të sqarojmë se Gjekmarkaj nuk ka studiuar në Itali. Thjesht ka marrë pjesë në disa seminare 1-2 dhe 3 javore nëpër Itali.
Sa i takon këshilltarit "Gjomarkaj" të Gjekmarkajt, nuk arrijmë dot në asnjë konkluzion, sa kohë që as Kuvendi nuk e ka vlerësuar dot vlerën dhe vërtetësinë e dokumentacionit të shkollimit të tij, të dorëzuar me rastin e aplikimit si avokat i popullit.
(Bashkelidhur qëndrimi zyrtar i shërbimeve të Kuvendit.)
"Gjomarkaj" i detyrorohet zonjës Gjomarkaj, që ti japë një shpjegim pse i ka uzurpuar mbiemrin.
Nuk e dime nëse këte detyrim do ta shlyejë ndonjëherë.
Kurse Gjekmarkaj i detyrohet demokratëve nje shphegim se pse po kërkon të bëjë copash PD-në për kandidatin e tij nga "derë e lartë".
Dhe ai nuk shpëton dot pa e dhënë këtë shpjegim./CNA.al


Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore p...
Pasi i ka dalë hapur shpifja në lidhje me lajmin e sul...
Dy javë më parë CNA.al denoncoi skandalin e sulmit të ...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka shpreh...
Televizioni kombëtar "Top Channel" ka dezinformuar sot...
Spartak Ngjela, është njeriu që “heton”, “arreston” e ...
Në emisionin ‘Pikat mbi i’, avokati Spartak Ngjela ka ...
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë personave që...
46 banorë të fshatit Kozare në Berat janë thirrur dëshmita...
Një ditë pas çeljes së negociatave, biznesmeni dhe sipërma...
Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdue...
Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, tha se Sh...
Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryemi...
Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identi...
Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në nj...
Në Drejtorinë e Doganave së fundmi janë bërë disa lëvizje....
Instituti i Studimeve Politike ka bërë një panoramë të ecu...
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën me qarqet, t...
Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton pre...
Ministrat e jashtëm të BE-së do të japin 500 milionë euro ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...