Nga Ndriçim Xhepa tek Elia Zaharia/ Aktorët letër Ramës, kërkesa për Qeverinë
Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryemi...

Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, tha se Shqipëria është nën një sulm të mirorganizuar kibernetik prej disa ditësh. Ai theksoi se bëhet fjalë për një sulm që kushton shumë dhe nuk bëhet nga privatë, por nga shtete jomiqësore ndaj vendit tonë.
Semanaj theksoi se bëhet fjalë për diçka të paprecedentë për vendin tonë dhe se ata që e kanë organizuar kanë qëllime të mëdha.
“Sulmi vijon prej disa ditësh dhe është shumëdimensional. Fillimisht u sulmuan sistemet online të vendit dhe më pas qytetarët morën SMS të çuditshme në celularët e tyre duke kërkuar që të reagonin ndaj qeverisë, etj. Dua të them se sulme të tilla nuk organizohen lehtë. Janë sulme të mirëpaguara, të mirorganizuara dhe të mirëkoordinuara”, tha Semanaj në "Abc Live" duke shënjestruar shtete jomike të Shqipërisë.

Sa u përket SMS-ve të çuditshme që morën shumë qytetarë shqiptarë mbrëmë, Semanaj tha se ky ishte një dimension tjetër i sulmit, i cili kërkon që të shkaktojë pasiguri dhe kaos te qytetarët.
“Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga sisteme nga persona që kanë qëllime të caktuara. Fati ynë i keq është se të dhënat tona janë në duart e personave të paautorizuar dhe tashmë çdokush di shumë gjëra për qytetarët shqiptarë”, tha Semanaj.
Po e lehtësoi dalja e të dhënave të qytetarëve gjatë vitit të fundit këtij sulmi? Semanaj thotë se ata që organizuan një sulm kibernetik të kësaj natyre ndaj sistemeve online të qeverisë shqiptare nuk kanë nevojë për të dhënat.
“Dalja e të dhënave u shërbeu dërguesve të mesazheve dhe propaganduesve, por sulmi aktual është diçka tjetër. Të dhënat tona nuk dolën prej një hakerimi nga jashtë, por dolën nga administrata jonë këtu”, tha ai.
“Kapacitetet tona janë të kufizuara që të rezistojë përballë sulmeve të tilla, megjithatë është e vështirë të përballesh me sulme të tilla edhe kur je një shtet i fortë”, shtoi ai duke shtuar se fati ynë i madh ishte që nuk u shkatërruan sistemet dhe situata mund të ishte më e vështirë.
Edhe website të rendësishme mbi mbrojtjen kibernetike e cilësojnë sulmin kibernetik në Shqipëri një sulm të paprecedent.
“Kemi ndërhyrje të aleatëve tanë për mbrojtjen e sistemeve tona”, tha Semanaj në "ABC Live", duke shtuar se pati një mbrojtje të mirë në këtë rast./CNA.al
Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryemi...
Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identi...
Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në nj...
Në Drejtorinë e Doganave së fundmi janë bërë disa lëvizje....
Instituti i Studimeve Politike ka bërë një panoramë të ecu...
Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar hartën me qarqet, t...
Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton pre...
Ministrat e jashtëm të BE-së do të japin 500 milionë euro ...
Në kuadër të organizimit të Konferencës së Parë Ndërqeveri...
Bashkimi Europian ka çelur sot negociatat me Shqipërinë dh...
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten rap...
Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Ze...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar për çeljen...
Një pemë e madhe para drejtorisë së policisë në Tiranë ësh...
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar për çeljen e ne...
Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka përshëndetur hapat e r...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, vijon të përplasë kë...
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi...
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi...
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, në konferencën p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...