Tirana, 106 vjet kryeqytet i Shqipërisë
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...

Gazetari shqiptaro-amerikan, Arian Asimi, foli sot lidhur me protestën e opozitës, ku ishte pjesëmarrës dhe një nga personat e lënduar nga gazi lotsjellës.
Asimi tha për “Syri TV” se vijon të ketë probleme për shkak të lëndës së hedhur dje para Kryeministrisë.
Asimi u shpreh se zgjodhi të vinte nga SHBA-ja për protestën, jo vetëm si gazetar, por edhe si qytetar.
“Ishte një nga ditët më të bukura të jetës sime. Sepse pashë live, pashë direkt, preka njerëz, nuk ishin as shpellarë, nuk ishin as druvarë, ishin njerëz që kishin dalë për të protestuar për të drejtat e tyre, ishin njerëz që kishin dalë për të rrëzuar, për të kërkuar largimin e kësaj gjësë së shëmtuar që quhet Edi Rama. Personalisht përjetova rininë time, vitet '90, kur ne merrnim pjesë në protestat kundër atyre enveristëve që kërkonin bustin e Enverit.
Unë dua të them disa gjëra, në fakt kam pasur probleme me grykën, e kam shumë keq akoma, mundohem. Nga gazi që hëngra kam shumë probleme.
Unë isha në protestë, me dy misione. Dy misione, t'u them injorantëve sepse duhet sqaruar dhe injoranca. Unë jam shtetas amerikan dhe jam krenar që jam shtetas amerikan. Jam i lindur në Shqipëri. Mua po më dhembte shpirti dje. Unë po vdisja atje, po vdisja, isha shtrirë në asfalt, se nuk shikoja gjë dhe gazi që më hodhën, nuk ishte gaz i bardhë, ishte jeshil. Ishte gaz jeshil, se më kujtohet që hapa pak sytë dhe kujtova fëmijët, kujtova gruan time, dhe thashë, ika. Unë do të ofroja të tëra gjërat e botës vetëm për të shpëtuar në atë moment, se nuk e meritoja që të mbytesha me gaz. Dhe dua të them diçka tjetër që është shumë e rëndësishme. Pra, isha në radhë të parë si gazetar për ta parë nga afër protestën. Për ta kuptuar që a është thjesht një trip mediatik. Dhe unë pashë vërtet një protestë atje, unë pashë vërtet shpirtin e protestuesve.
E para isha si gazetar. Dhe unë e çmoj, e çmoj nenin e parë në kushtetutën që unë kam vënë dorën, jam betuar, lirinë e fjalës, lirinë e medias. Pra media është çdo njeri që ka guxim, shpirt, ka shpirt të pastër dhe e dashuron, zanatin e gazetarit.
Verifikova që protesta është reale, njerëzit janë realë, revolta është reale, njerëzit janë shumë. Bile unë kam takuar dhe shumë njerëz që kanë frikë. Se ka njerëz që kanë frikë, nuk janë të gjithë njerëzit trima. Pra, shumë njerëz nuk rrinë as në bulevard, po rrinë një çikë më këtej që të mos i shikonte njeri. A më kupton? Pra, unë vërtetova që revolta është e vërtetë, nuk është manipulim, është e vërtetë.
Unë dola edhe për nënën time. Nëna ime është pensioniste këtu, ka punuar një jetë të tërë. Por, pensioni nuk është thjesht vetëm ana monetare, është integritet, është respekt. Kur shteti u rrit pensionin pensionistëve është respekt ndaj punës së tyre, ndaj jetës së tyre, nuk është thjesht ana ekonomike”,-tha Asimi./CNA
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkakt...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për disa ...
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, nj...
21 persona janë paraqitur në spital nga zhvillimet e së ma...
Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës...
Opozita zhvilloi këtë të martë protestën e radhës kombëtar...
Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione dh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në r...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka drejtuar gishtin e akuzës p...
Gazetari i ardhur nga SHBA në Tiranë për të protestën e op...
Gazetari shqiptar që erdhi nga SHBA për të raportuar prote...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda n...
Policia ka njoftuar se 16 efektivë kanë mbetur të lënduar ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar nmë Spitalin e Traumës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
CNA ka siguruar pamje nga momenti kur për shkak të molotov...
Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit në Ti...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...