web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sjellje brutale"/ Zhupa: Policia nuk godet krimin, por deputetët dhe qytetarët që protestojnë

10 Shkurt 2026, 22:26, Aktualitet CNA

"Sjellje brutale"/ Zhupa: Policia nuk godet krimin, por deputetët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me plagosjen e Bledion Nallbatit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Zhupa shprehet se policia në protestat e opozitës tregon sjellje brutale dhe dispropocionale. Sipas saj policia nuk godet krimin, por deputetët e qytetarët që protestojnë.

“Pamjet e dhunimit të kolegut Bledjon Nallbati nga bandit me uniformë policie, tregojnë sjelljen brutale dhe dispropocionale të policisë gjatë protestave të opozitës. Narkopolicia nuk godet krimin, por deputetët dhe qytetarët që protestojnë”, thuhet në postimin e Zhupës. /CNA





Lajmet e fundit nga