VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xh. A., të cilët u arrestuan në mars të vitit 2022 në kuadër të një operacioni të SPAK, ku u goditën 5 grupe kriminale.
GJKKO vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Dautaj, duke u dënuar me 10 vjet burgim.
Shetasti Xh.A u dënua me 5 vite burg për veprën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Ndërsa Adriatik Logli u shpall i pafajshëm për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk u provua fajësia e tij.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xh.A”.
2. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Olkeda Lice, Marinela Osmani dhe Matilda Fetahu, me vendimin nr. 14, datë 13.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Adriatik Logli, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Dautaj, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Dautaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 333/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Kristi Dautaj me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
5. Në vuajtjen e dënimit të mbahet parasysh edhe koha e vuajtur nën masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” dhe “Arrest në Shtëpi” për efekt të këtij procedimi penal.
6. Deklarimin fajtor të të riut në konflikt me ligjin Xh.A, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të riut në konflikt me ligjin Xh.A, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 333/a/2 të Kodit Penal dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
8. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të riut në konflikt me ligjin Xh.A me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
9. Në vuajtjen e dënimit të mbahet parasysh edhe koha e vuajtur nën masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” dhe “Arrest në Shtëpi” për efekt të këtij procedimi penal.
10. Vuajtja e dënimit për të gjithë të pandehurit e dënuar me burgim në këtë vendim do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
11. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
12. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
13. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi./CNA
GJKKO ka lënë në burg Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës, i...
GJKKO ka komunikuar sot masën e arrestit në burg për Serge...
Gjykata e Tiranës ka caktuar vendimin për ‘detyrim paraqit...
Aktivisti Aulon Kalaja është thirrur sot në SPAK për dy ka...
Dje, rreth orës 13:00 të mesditës, Policia e Shtetit në ba...
Igli Tafa është emëruar në krye të AKSHI-t, pas dorëheqjes...
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheq...
Ambasadori gjerman, Karl Bergner, ka takuar sot kreun e SP...
Operatorët e televizioneve kanë refuzuar të filmojnë masat...
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shte...
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar SPAK-ut dosjen për vrasje...
Sot Afrim Qëndro është prezantuar si kryeinspektor i IK...
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “The Wanted”. ...
CNA raportoi ekskluzivisht arrestimin e gazetarit gjobaxhi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentua...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme l...
Plas grushti në emisionin Opinion. Berat Buzhala ka sulmua...
Presidentja e “Alehandro Group”, Erjola Braha, ka zhvillua...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pas kalim për gjyk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...