Projektet e ndërtuara në Tiranë/ Veliaj: Do mbesin në histori
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për projekte dhe i...

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në një deklaratë për mediat ka komentuar statistikat e Institutit të njohur Italian “Neotes” mbi ndotjen e ajrit në Tiranë.
Alimehmeti theksoi se ndotja e ajrit në Tiranës është alarmante dhe se dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4-fish më të lartë në ajrin e Tiranës, sesa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
Ai nënvizon se, propaganda e bashkisë thotë se kemi 1 milion pemë dhe ajër të pastër, ndërkohë realiteti është krejt tjetër duke vënë në pah betonizimin e kryeqytetit.
“Ndotja e ajrit në Tiranë, sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian 'Neotes' është alarmante. Ajri që thithim çdo ditë dhe çojmë në mushkëri, fëmijët tanë, të moshuarit tanë, të sëmurët tanë, banorë të Tiranës apo vizitorë, pa asnjë dallim, përbën rrezik për shëndetin, është kancerogjen.
Ekspertët italianë kanë konstatuar se, dy prej elementëve më të rrezikshëm për shëndetin, dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4-fish më të lartë në ajrin e Tiranës, sesa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
Ka disa zona në Tiranë, ku benzeni është 101 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Itali është vetëm 5 mikrogramë.
Kjo lëndë shkakton kancer.
Po ashtu, në përmasa alarmante është edhe përqendrimi i dioksidit të azotit. Laboratori italian ‘Neotes' zbulon se ai arrin të kapë shifra tronditëse, duke qenë 9 herë më i lartë se mesatarja e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dioksidi i azotit shton vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, dhe përkeqëson astmën, infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet kronike të mushkërive.
Kjo është, për fat të keq, e vërteta e Tiranës sonë. Propaganda e bashkisë thotë se kemi 1 milion pemë dhe ajër të pastër. Ndërkohë, realiteti është krejt tjetër. Edhe pa shkencën, njeriu me sy të lirë e sheh dhe kupton se kur ndërtimet nuk kanë fre, kur trafiku zgjatet në çdo orë të ditës, kur masat për të kontrolluar mjedisin dhe ndalur shkelësit janë inekzistente, nuk mund të kishim ajër të pastër dhe tregues të shëndetit të mirë në qytetin tonë.
Prandaj më 14 maj, të dashur bashkëqytetarë, ne duhet ta pastrojmë ajrin nga ndotësi më i madh dhe absolut i tij, nga Erion Veliaj.
Me babëzinë për para, me pafuqinë për t’u thënë jo Ramës dhe oligarkëve, me të cilët e lidhin interesat private, jo interesi publik, ajri i Tiranës do të vazhdojë të jetë i ndotur dhe jeta jonë e pasigurt dhe e pashëndetshme.
Eshtë koha për ndryshim. Me Belind Këlliçin, kemi një plan që do të lehtësojë trafikun, do të normalizojë ndërtimin, dhe do të krijojë oaze të gjelbra në çdo lagje. Kjo do të ulë ndotjen, dhe do ta bëjë qytetin tonë më të pastër, më të shendetshëm dhe më të jetueshëm për të gjithë, pa dallim”, është shprehur Alimehmeti./ CNA.al
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për projekte dhe i...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një përfa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtutaj, në Bulq...
Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë vendimin p...
Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht ed...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është paraq...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë ambientet e SPAK-ut...
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK...
Sot është hapur tregu i ri publik i Farkës. Ministrja ...
Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë m...
Një javë na ndan nga zgjedhjet e 14 majit. Teksa të g...
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, vijon me “show”-n polit...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, pritet të mbërrij...
Moderatorja Luana Vjollca i është shtuar listës së per...
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, gjatë spe...
Në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po feston 5-v...
Durrësi, një nga qarqet më të mëdha në vend, me një ko...
Pasditen e sotme është shpallur fituesi i konkursit ndërko...
Posteri provokues i kandidatit Belind Këlliçi shkaktoi rea...
Ka nisur në Londër ceremonia solemne e kurorëzimit të mbre...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...