EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por deri atëherë duhet të plotësojnë kriteret për anëtarësim.
Kështu deklaruan të hënën në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka. Ata i vlerësuan si shumë të mirat raportet mes dy vendeve, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin në strukturat euroatlantike.
Një prej gjërave që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë për ta arritur këtë, sipas Osmanit, është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.
“Është një moment i papërsëritshëm në dinamikën e imponuar evropiane të rajonit: lufta në Ukrainë, marrëveshja Kosovë-Serbi, ndërgjegjësimi i Bashkimit Evropian po krijojnë një mundësi, një shans historik që deri në vitin 2030 të gjithë të jemi brenda BE-së. A do ta kapim këtë shans apo do të përsërisim atë që na ndodhi para 15 vjetësh në raport më Greqinë, tani mbetet në duart tona, se a do të izolohemi apo do të jemi pjesë e këtij treni të që do të na dërgojë drejt Brukselit, është vendim i secili prej deputetëve në Parlament, i secilit prej nesh, në emër të qytetarëve dhe shtetit tonë”, tha Osmani.
Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike.
Ndërsa Xhaçka tha se Tirana dëshiron që dy vendet së bashku të ecin edhe në rrugën e integrimit evropian, ashtu siç e bën ku u anëtarësuan në NATO, por ajo tha se kjo nuk do të mund të bëhet nëse shtetet nuk përmbushin kushtet.
“Bashkërisht kemi ecur krah për krah dhe do të vazhdojmë të ecim të tillë. Por, është e rëndësishme për të gjithë aktorët politikë që ta kuptojnë se ky është një tren që s'duhet humbur, pasi është krijuar një mundësi që ne të ecim më shpejt në këtë proces. Dhe, në qoftë se dikush do të mbetet pas, ai do të mbetet në disavantazh të perspektivës dhe të mirëqenies së vendit dhe qytetarëve të vet, andaj këtë gjë nuk duhet lejuar”, tha ajo.
Dy ministrat folët edhe për raportet në rajon, në veçanti për Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme për stabilitetin dhe paqen në rajon.
“Ne mendojmë se kjo marrëveshje do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në perspektivës e tij euroatlantike dhe më tutje dhe konsolidimin institucional demokratik. Ne mbështetin angazhimin e BE-së dhe të SHBA-së në zbatimin e aneksit, që është pjesë integrale e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi Xhaçka, e cila shprehu bindjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Osmani tha se kjo marrëveshje jo vetëm që duhet të zbatohet, por edhe të rezultojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Pavarësisht interpretimeve të ndryshme të asaj çfarë është dakorduar dhe asaj që duhet të zbatohet, u pajtuam se ekziston marrëveshje dhe palët duhet ta zbatojnë atë pa shtyrje, për çka do të kenë mbështetje dhe gatishmërinë tonë të plotë për të ndihmuar. Ajo që ne e konsiderojmë si shumë të rëndësishme është që kjo marrëveshje të jetë gjithëpërfshirëse dhe në një moment të rezultojë me njohje reciproke”, tha ai.
Të gjashtë vendet e rajonit duhet të kenë perspektivë të qartë evropiane, andaj sipas Osmanit, nevojitet bashkëpunim dhe zbatim i marrëveshjeve pasi me çështje të hapura dhe të pazgjidhura nuk do të mund të arrihet integrimi në BE.
Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL
“Nisma Thurje” ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedh...
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim në Tiranë homol...
Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Be...
Ka nisur seanca në Kolegjin Zgjedhor për regjistrimin e PD...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Presidenti austriak, Alexander van der Bellen, gjatë fjalë...
Kandidati i grupit të “vulës” për Tiranën, Roland Bejk...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur rre...
Kreu i Parisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvillu...
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë një...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presiden...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa punët...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë ...
Presidenti austriak, Alexander van der Bellen, ka mbërritu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpë...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka shprehur ...
Abi Malltezi ka nxjerrë zbuluar kreun e Bashkisë Tiranë, E...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Transporti publik falas merr vetëm 6.8 për qind të bux...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...