LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tekno-feudalizmi kërcënim për paqen ndërkombëtare/ Varoufakis: Lufta e re e ftohtë mes SHBA dhe Kinës

2 Mars 2024, 18:33, Aktualitet CNA

Tekno-feudalizmi kërcënim për paqen ndërkombëtare/

Për ish-ministri grek Yanis Varoufakis teknofeudalizmi nuk është i mirë për paqen gjeostrategjike, por është një kërcënim shumë i madh për paqen ndërkombëtare.

Hipoteza e tij në librin e prenatuar në emisionin e Ditmir Bushatit është se lufta e re e ftohtë është ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.

Sipas tij kjo vjen ngaqë ka një përplasje të madhe ndërmjet dy çifligjeve të përbëra nga kapitali virtual, ai amerikan dhe ai kinez.

Ish-ministri nënvizon se fitimi po zëvendësohet nga qiraja virtuale, duke krahasuar General Motors apo Volksëagen nga njëra anë, dhe Facebook nga ana tjetër, të gjitha kompanitë si Volkswagen apo General Motors paguajnë rreth 85% të të ardhurave të tyre, si paga për punëtorët, administratorët, administratorët e lartë.

Ata marrin afërsisht 85% të të ardhurave të korporatave të mëdha të dikurshme. Facebook paguan më pak se 1%. Pra, e gjithë kjo pasuri, e gjithë kjo qira virtuale (cloud rent) merret nga ky rreth qarkullues i të ardhurave në SHBA, në Gjermani, në Francë, kudo. Që do të thotë se kërkesa agregate është shumë e ulët.

Dimtir Bushati: Si po zhvillohet tekno-feudalizmi në rrethanat e tanishme të gjeopolitikës? Ju përmendët që shumica e kapitalit po jepet nga bankat qendrore, dhe dimë edhe tekno-konkurrencën ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, por ka edhe pika të nxehta në Lindjen e Mesme, në Europë, dhe kudo. Pra, si do të shihet apo do të zhvillohet kjo në rrethanat e reja gjeopolitike sipas këndvështrimit tuaj?

Yanis Varoufakis: Me tekno-feudalizmin kemi njëherësh dy forca destabilizuese. E para është, në mbështetje të hipotezës time se fitimi po zëvendësohet nga qiraja virtuale. Po të krahasosh General Motors apo Volksëagen nga njëra anë, dhe Facebook nga ana tjetër, të gjitha kompanitë si Volksëagen apo General Motors paguajnë rreth 85% të të ardhurave të tyre, si paga për punëtorët, administratorët, administratorët e lartë. Ata marrin afërsisht 85% të të ardhurave të korporatave të mëdha të dikurshme. Facebook paguan më pak se 1%. Pra, e gjithë kjo pasuri, e gjithë kjo qira virtuale (cloud rent) merret nga ky rreth qarkullues i të ardhurave në SHBA, në Gjermani, në Francë, kudo. Që do të thotë se kërkesa agregate është shumë e ulët. Që do të thotë se sistemi është më i paqëndrueshëm në veriun global. Kjo paqëndrueshmëri nxit tendencën për të bërë dy gjëra.

E bën Bankën Qendrore të prodhojë më shumë para me qëllimin për të zëvendësuar kërkesën agregate të humbur, dhe imperializmi, gjetja e tregjeve e më shumë tregjeve të tjera. Kjo është forca e parë. Kjo është arsyeja që tekno-feudalizmi nuk është i mirë për paqen gjeostrategjike, por është një kërcënim shumë, shumë i madh për paqen ndërkombëtare. Pra, hipoteza ime në libër është se lufta e re e ftohtë ndërmjet SHBA-së dhe Kinës vjen ngaqë kemi një përplasje të madhe ndërmjet dy çifligjeve të përbëra nga kapitali virtual, ai amerikan dhe ai kinez.

Lufta në Ukrainë i ka shkaktuar Arabisë Saudite, Indonezisë, Pakistanit, të cilat përdorin para në mënyra të ndryshme, shumë ankth në lidhje me çfarë do të ndodhë me dollarët e tyre, sepse panë që dollarët rusë mund të konfiskohen nga amerikanët dhe europianët. Epo, nëse je një saudit apo emiratas në Europë me një thes me para mendon me vete, ‘ok, kjo gjë s’duket shumë mirë sepse sot janë në konflikt me Putinin dhe njerëzit e tij, nesër do të jenë në konflikt me mua. Një zot e di ç’mund të ndodhë’.

Pra, në një masë jo të madhe, shohim një rritje të pagesave globale që po zhvendosen drejt sistemit kinez të pagesave, sistemit digjital të pagesave, edhe atij WeChat Pay, edhe atij të Bankës Qendrore. Ky është një rrezik i vërtetë për SHBA-në dhe Gjermaninë, sepse e vetmja arsye pse SHBA-të ruajnë hegjemoninë, duke ditur se bilancet e tyre janë në të kuqe, gjithnjë e më shumë që nga viti 1971 janë në të kuqe, në kuptimin që kanë një deficit tregtar dhe një deficit buxhetor, dhe arsyeja e vetme që ata po i kombinojnë këto deficite me hegjemoninë në rritje është sepse të gjithë përdorin sistemin e dollarëve.

Pra, nëse kapitali virtual dhe financat virtuale kineze së bashku përbëjnë një alternativë ndaj sistemit të pagesave me dollar, kjo përbën një rrezik shumë të madh, rrezik të qartë dhe aktual për SHBA-të. Dhe kjo për mua e shpjegon luftën e re të ftohtë ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës./ CNA

Lajmet e fundit nga