52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për gjendjen e rrugëve kombëtare në vendin tonë pas nisjes ose vijimjit të reshjeve të shiut dhe dëborës.
MM ka dhënë detaje edhe për situatën me prurjet e lumenjve, furnizimit me energji elektrike në zonat malore, situatën me lundrimet në portet e Vlorës dhe Durrësit.
Akset rrugore
Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa ndërprerje.
Në akset rrugore fushore: Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin, Ura e Bunës - Muriqan, Ura e Kirit-Vau i Dejës është punuar për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e sinjalistikës. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në aksin malor Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash, gjatë ditës ka pasur reshje bore. Grupet e punës në terren kanë pastruar borën dhe kanë bërë kriposjen e këtij segmenti. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset rrugore: Kukës - Krumë dhe aksin Kukës - Ura e Zapotit, Ura e Zapotit - Shishtavec, vazhdojnë reshjet e borës. Po punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet normal, por rekomandohet perdorimi i gomave dimërore.
Në akset rrugore të Tropojës gjatë ditës së sotme ka pasur reshje bore me ndërprerje, por pa pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Është punuar për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmeri me mjete dhe fuqi punëtore.
Në aksin rrugor Dushaj - Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, kanë vijuar reshjet e borës me ndërprerje kohore dhe intensitet të ulët. Rekomandohen gomat dimërore, por nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset rrugore të qarkut Tiranë, ka pasur reshje shiu të dobëta, por pa krijuar probleme në qarkullimin rrugor.
Pa probleme janë edhe akset rrugore të qarkut Gjirokastër, në Llogara, Sarandë, në akset rrugore të qarkut Fier, të Korçës.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëborë të përdorin gomat dimërore.
Nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin rrugor.
Portet
Në Durrës dhe Vlorë nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Energjia Elektrike
Sipas raportimeve të OSSH, ekipet po punojnë për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona rurale dhe malore.
Parashikimi motit në vijim
"Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e diel priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet: Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjerë.
Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore dhe Juglindore të territorit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit. Reshjet e dëborës, të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 4 / 14 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 13 °C ;
* në vendet malore: -4 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë," thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes/CNA
Bashkia Vlorë përmes një njoftimi në rrjetet sociale u...
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare mësuesi Gjeto Vo...
Gjatë pasdites së kësaj të shtune, tre mjete janë përplasu...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon intensivish...
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 ...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se bazuar në...
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e...
Komuniteti Orthodhoks i Tiranës nisi me lutje në Kishën e ...
Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikul...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në qytetin e Korccës, ...
Prokuroria e Posaçme ka pezulluar hetimet për mungesë ...
Gjatë orëve të paradites gjendja e Kryepiskopit Anasta...
Në një njoftim të shpërndarë nga Kisha Orthodhokse Aut...
Seanca paraprake në GJKKO për deputetin e Partisë Demo...
Kryepiskopi Anastas Janullatos i është nënshtruar ndër...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije se situata me gripin...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
“Barbarët me motorsharë”, kështu i ka cilësuar gazetar...
Pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor i Teatrit Ko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...