Shtypi i ditës, e premte, 10 janar 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Ministria e Bujqësisë ka bërë me dije se situata me gripin e shpendëve është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.
Ministria sqaron se janë 4 vatra në të cilat është konstatuar gripi i shpendëve, në Paskuqan, Zall Herr, Nartë dhe në Lagunën e Karavastasë.
"Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonaje.
Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të vecantë dhe me përhapje mbarëbotërore.
Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikqyrjeje të njëjta me vendin tonë.
Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.
Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e djeshme me datë 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.
Prej rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.
Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.
Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë", njofton Ministria e Bujqësisë./ CNA
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
“Barbarët me motorsharë”, kështu i ka cilësuar gazetar...
Pas shkarkimit të Altin Bashës si drejtor i Teatrit Ko...
Partia Demokratike ka njoftuar që të premten do të zhvillo...
Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur pas vizitës në burg t...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, është shkarkuar ...
Pas rreth 5 orësh para prokurorëve të posaçëm, biznesmeni ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas denoncimit dhe...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Biznesmeni Gent Sula, aksioneri i kompanisë “NOA” dhe një ...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka thirrur mikun e krye...
Sot më 9 janar zhvillohet funerali shtetëror në Uashington...
Miku i Erion Veliajt, biznesmeni Elman Abule, paraqitet në...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, k...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ë...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpu...
Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë kanë v...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...