Popullsia e botës po rritet gjithnjë e më ngadalë
Për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve nga Ko...

Kryeministri EdiRama do të takohet të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO –s, për të diskutuar për bazën e re detare të NATO-s në Durrës.
Tabloidi britanik "Ekspres", i ka kushtuar një shkrim kësaj çështje, me moton se Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues Presidentit rus Vladimir Putin.
“Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën e kësaj jave për të diskutuar projektin pas një njoftimi që do të publikojë lajmin më 1 korrik.
Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO.
Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen , shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%”, shkruan “Ekspres”.
Shkrimi i plotë:
Shqipëria po i dërgon një sinjal paralajmërues presidentit rus, Vladimir Putin, përpara një takimi të NATO-s për bazën e re detare në vend.
Lajmi vjen pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të ulet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin.
Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën e kësaj jave për të diskutuar projektin pas një njoftimi që do të publikojë lajmin më 1 korrik.
Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO.
Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen, shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%.
Duke folur për planin, Rama tha: “Do të kthehemi së shpejti në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë…për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”.
Në maj, Rama tha se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit. E vendosur në jug të Vlorës, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950, në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte në linjë me Moskën. Pas rënies së komunizmit, ajo u rindërtua me ndihmën e Turqisë, e cila ruajti të drejtën e përdorimit. Marina shqiptare ende sot e përdor bazën për disa operacione dhe stërvitje.
NATO po transformon gjithashtu një ish-bazë ajrore ushtarake të epokës komuniste në Kuçovë. Rinovimi i bazës do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe do të bëhet funksional në vitin 2023.
Baza do të shërbejë si një depo për municionet, si dhe do të veprojë si një qendër furnizimi me karburant. Aktualisht po punohet edhe për rikthimin e pistës dhe kullës së kontrollit në përdorim të plotë. Baza origjinale u ndërtua duke përdorur punën e të burgosurve nën regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha.
Pas gati 50 vitesh komunizëm, Shqipëria doli dhe u kthye nga perëndimi, duke iu bashkuar aleancës në vitin 2009 dhe me shpresën për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, megjithëse ka qëndruar në dhomën e pritjes së unionit për mjaft kohë.
Sipas GlobalfirepoWer.com , Shqipëria ka aktualisht 8000 personel aktiv në radhët e saj ushtarake. 500 personel rezervë janë gjithashtu në dispozicion. Ushtria ka rreth 76 automjete të blinduara. Asetet aktuale detare të Shqipërisë përbëhen nga 19 mjete lundruese, të cilat të gjitha përbëhen nga anije patrullimi me detyrë të përgjithshme./CNA.al
Për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve nga Ko...
"Kurrë mos thuaj kurrë" do të ishte një mënyrë e përshtats...
Arkeologu Afrim Hoti thotë se plani integrues për mena...
Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer detaje nga takimi Na...
Revista Forbes i ka dedikuar një artikull të veçantë p...
Pas parkut arkeologjik të Butrintit radhën e ka Amfite...
Një shtetas shqiptar që dyshohet se shndërroi biznesin...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, një ndër zërat më kri...
Mali i Çikës pranë fshatit turistik Dhërmi është përfs...
Në vendet e mëdha pesha e lajmit është lajm, ndërsa në...
Gazetari Blendi Fevziu nga studio e ‘Të Pa ekspozuarit’ ka...
Gazetari Blendi Fevziu in ftuar në emisionin ‘Të Pa ek...
Analisti Arben Çejku, i ftuar në emisionin "Debat" në ...
Aktivistes Edi Kokalari i ka mbetur mendja tek një fot...
Shqipëria mund t'i bashkohet listës së vendeve evropia...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në ...
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar viktimat e Srebreni...
200 aksidente nga puna çdo vit, shqetësuese punët e rrezi...
Banorët e dëmtuar prej tërmetit të vitit 2019 duket se...
Disa politikanë portretizohen në media për gafat e shu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...