SPAK-u përfundon hetimet për "5D"-në/ Dërgon për gjykim drejtorët e Veliajt
SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen "5D" dhe ka dërgua...

SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen "5D" dhe ka dërguar për gjykim drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas hetimeve të SPAK-ut, Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarët 'de facto' të shoqërisë “5D Konstruksion”.
“Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” të kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244, 257/a/2, 258/2 e 25, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.
Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës kur i pandehuri, Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës kur i pandehuri Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) nga procedurat e prokurimit të përmëndura më sipër. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Mariglen Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë në marrjen e vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij në mënyrë indirekte”, thuhet në njoftim./ CNA
SPAK-u ka përfunduar hetimet për dosjen "5D" dhe ka dërgua...
Mbi 5 orë ka qëndruar në SPAK kryebashkiaku i Tiranës,...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
40 protesta janë zhvilluar kundër kryebashkiakut socia...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në SPAK pre...
Me ardhjen e festave të fundvitit është rritur edhe numri ...
Moti i keq me reshje shiu dhe dëborë ka bllokuar disa akse...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, fo...
PD u ka dërguar një letër bordeve të donatorëve UNDP, ...
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, u ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Linda Rama tregoi mbrëmjen e sotme se takimin e parë m...
Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama e f...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews A...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri dhe Euronews ...
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, fo...
Profesor Përparim Kabo ka përgëzuar punën e SPAK-ut dh...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri në Euronews...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews ...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...