"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

PD u ka dërguar një letër bordeve të donatorëve UNDP, ILO, UNICEF dhe USAID, ku ka ngritur akuza se Linda Rama, në konflikt interesi, ka hartuar ekspertiza për gjendjen ekonomike të Shqipërisë.
Këtyre akuzave u është përgjigjur mbrëmjen e djeshme bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.
Ajo tha mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” se këtë letër e sheh si një vlerësim si profesioniste.
Linda Rama deklaroi se si e tillë nuk mund t'i dyshosh etikën një profesionisteje.
“Faleminderit shumë për pyetjen. Është e vërtetë, ky është një zhvillim i muajit të kaluar në mos gabohem ku Grupi Parlamentar i PD-së me firmën e të gjithë anëtarëve të grupit u drejtoi një letër të gjitha institucioneve ndërkombëtare që kanë prezencën në Shqipëri duke iu kërkuar që të mos më angazhojnë mua në aktivitetin e tyre. Ndërkohë që unë kam 25 vite që punoj në mënyrë të vijueshme me institucionet ndërkombëtare. Tani ka dy momente në atë letër që sipas meje mund të komentohet më shumë.
Janë dy momente që meritojnë sipas meje një vëmendje të posaçme sepse besoj se i shërbejnë edhe interesit publik. E para, në atë letër Grupi Parlamentar i PD-së shpreh vetëdijen e tij dhe konfirmon që unë jam një eksperte e padyshuar për aftësitë e mia profesionale. Mendoj se kjo është një risi në traditën politike në Shqipëri aq më shumë në nivele të tilla institucionale që të konfirmojnë, që është niveli më i lartë politik. Grupi Parlamentar i PD-së, i opozitës, që të konfirmojë aftësitë profesionale të një njeriu të lidhur me kundërshtarin e tyre politik. Në mozaikun tim të konfirmimeve dhe të vlerësimeve për aftësitë e mia profesionale unë mund të them që ky mozaik tashmë është i plotë.
Po, më ka pëlqyer! Po nuk ka një profesionist, i cili vlerëson gjithë jetën në profesionin e vet që të mos vlerësojë faktin që në mozaikun e plotë të konfirmimeve që merr për profesionin. Unë e kam marrë nga ndërkombëtarët, unë e kam marrë nga kolegët, unë e kam marrë nga ata të cilët punojnë në të njëjtën fushë siç punoj unë, e kam marrë edhe sot nga Grupi Parlamentar i partisë opozitare dhe për mua kjo është një arritje shumë e madhe. Momenti i dytë që meriton vëmendje është që ndërsa pohohet që unë jam një profesioniste shumë e mirë thuhet që dyshohet etika dhe objektiviteti i produktit të një profesionisti shumë të mirë”, u shpreh ajo.
Më tej, Linda Rama theksoi: “Nuk mundesh që një profesionisteje që ia ke njohur vlerat, t’i dyshosh etikën sepse të punosh me institucionet ndërkombëtare prej 25 vitesh ti të gjitha standardet e para i njeh dhe e dyta i bën të tuat, ti kthehesh në një prej tyre. Në zyrën time në çdo lloj rasti kur bëhet me kolegët e tjerë projektimi i konkurrimit në një aplikim të caktuar për një detyrë të caktuar është një diskutim i posaçëm nëse bie në kufijtë e një problemi etik apo jo dhe nuk shkohet asnjëherë në ato detyra të cilat mund të kenë probleme etike. Unë kurrë nuk i kam vënë organizatat ndërkombëtare në Shqipëri në situatën e nevojës për t’u shpjeguar nga ndonjë problem që mund të lidhej me angazhimin tim. Unë mendoj që janë marrë konfirmimet tanimë se si qëndron çështja e etikës, por nga kjo iniciativë e Grupit Parlamentar të PD-së i provokuar nga modeli im, mendoj që në radhë të parë kanë përfituar vetë ai Grup Parlamentar i PD-së”./ CNA
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, u ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Linda Rama tregoi mbrëmjen e sotme se takimin e parë m...
Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama e f...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews A...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri dhe Euronews ...
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, fo...
Profesor Përparim Kabo ka përgëzuar punën e SPAK-ut dh...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri në Euronews...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews ...
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews ...
Dëbora ka bllokuar rrugën nga Qafa e Thorës deri në Theth ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rrëzimin e avioni...
Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infras...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët ...
Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës prej orës 11:00 nisi pr...
Besimtarët ortodoksë të Vlorës kanë kremtuar me shumë devo...
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka përcjellë urime...
Lindja e Krishtit u kremtua edhe në kishat e jugut të vend...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka fol...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...