E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.
Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.
SPAK nuk komentoi lidhur me vërtetësinë e kopjes së aktit të publikuar, si dhe as nuk bëri me dije nëse ka hetim për rrjedhjen në media të këtij dokumenti.
“Për momentin nuk kemi koment”, tha SPAK përmes koordinatores për marrëdhëniet me mediat.
Gjyqtari Gent Ibrahimi nuk ishte i arritshëm për koment nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata Kushtetuese mohoi se vendimet e saj mund të ndikoheshin në mënyrë të paligjshme.
“Nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsiderojmë me rëndësi të sqarojmë opinionin publik se, në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor,” tha Gjykata Kushtetuese.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi iu gjetën komunikime në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.
Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.
Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tria shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.
Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën./ Reporter.al
Nga Majlinda Bregu Se Sojnike, se Fisnike, deri më sot, a...
Gati për Gjermani? Me sloganin e ri intrigues TRING na zb...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar gjyqtarin Engert Pë...
Jamarbër Malltezi i është drejtuar sot Gjykatës së Posaçme...
CNA sot raportoi për sulmet dhe skenarët që po bëhen kundë...
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojt...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht...
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj inceneratorit...
Gjykata Kushtetuese do të tentojë të godasë sërish SPA...
Arrestimi i Erion Veliajt, burgosja e shumë eksponentëve t...
Ditën e sotme, banorët e fshatit Tragjas kanë organizuar n...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Eri...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin d...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Pas shkarkimit të Leka Bungos dhe anëtarëve të Këshillit D...
Prej më shumë se tre orësh, qindra emigrantë shqiptarë po ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest...
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi sot...
Këtë të të hënë, rreth 15 punonjës, pjesë e stafit të Univ...
Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar vendimin pas kërkesës së ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...