Kreu i ARRSH-së thirret në SPAK
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.188, viti 2023, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 27 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.
Të pandehurit janë:
Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, Orkid Pijaneci, Arba Hysenllari, Ermal Hoxha, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Arben Domi.
Veprat për të cilat akuzohen:
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi, “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga nenet; 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/1, 334/1 dhe 244/2 e 25 të Kodit Penal, parashikuar nga nenet; 298/2 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Nga hetimi rezulton e provuar ekzistenca e dy grupeve kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut (Bangladeshi) dhe Afrikës Qendrore (Kameruni), gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimit material.
Këto grupe kriminale besohet të kenë kryer të njëjtën veprimtari edhe në vitin 2022 edhe me shtetas të huaj nga vende të tjera.
Shqipëria provohet të jetë përdorur si vend transit, territor përmes të cilit është lehtësuar hyrja e ligjshme e shtetasve të huaj nga kontinentet e Azisë dhe Afrikës në kontinentin e Europës përmes transportit ajror dhe ka vijuar në mënyrë të paligjshme përmes transportit tokësor, drejt rrugës ballkanike. Kjo veprimtari bëhej duke shfrytëzuar aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë punësimin e shtetasve të huaj.
Veprimtaria kriminale e organizuar në nivel transnacional dhe konsiston në:
a) Rekrutimin e shtetasve të huaj në vendet e origjinës, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut dhe Afrikës Qendrore, përmes agjensive që operojnë në Emiratet e Bashkuara, Dubai apo edhe Kameruni. Personat e rekrutuar janë meshkuj të moshës mesatarisht nga 24 në 35 vjeç.
b) Ndërmjetësimin e punësimit të tyre nga drejtuesit e grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri, ku përfshihej aplikimi për punësimin e tyre në shoqëri të ndryshme tregtare, të regjistruar në Shqipëri (kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës). Në disa raste, ortakët apo administratorët e këtyre shoqërive ishin në dijeni të fiktivitetit të punësimit dhe konsiderohen edhe ata si pjesëmarrës në grupin kriminal;
c) Falsifikimin e kontratave të qirasë, kontratat e punës, ftesat për punësim, çertifikatat profesionale apo ato të njohjes së gjuhëve të huaja, të domosdoshme për procedurat për t’u pajisur me vizën të kategorisë “D”, sipas ligjit nr. 108/2023 “Për të huajt” dhe VKM-së nr. 858, datë 858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSh”.
d) Lehtësimin e kësaj veprimtarie kriminale nga specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe asaj Vendore të Policisë Kufitare, të përfshirë në procedurat e pajisjes me vizë të këtyre shtetasve, në dijeni dhe pjesë e këtij grupi kriminal, përmes këshillimit.
d) Planifikimin e udhëtimit të këtyre shtetasve dhe pajisjen me bileta udhëtimi nga ’Vacation Planner Travel &Tourism”, me vendndodhje në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ortak të pandehurin, Km Shaqiful Islam, udhëtimin e tyre nga aeroportet e Dubait dhe të Kamerunit, në drejtim të Rinasit dhe pritjen nga drejtuesit dhe pjesëtarët e grupeve kriminale.
e) Akomodimin e tyre prej disa orësh apo disa ditësh në vende të ndryshme si; restorante, hotele apo vende të tjerë, duke mos u paraqitur ose duke u paraqitur në punë vetëm për disa ditë tek shoqëritë tregtare që kanë kërkuar punësimin e tyre, në pritje të transportimit të tyre;
f) Transportimin në mënyrë të paligjshme nga grupe kriminale përtej kufijve shqiptarë në rrugën ballkanike, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe më tej me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.
Në lidhje me pagesat e kryera provohet se secili nga shtetasit e huaj nga Bangladeshi kanë paguar shuma parash, të cilat variojnë nga gjashtëmijë deri në tetëmijë euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nepërmjet sistemit “Hawala”.
Nga kontrollet e ushtruara në banesat e të pandehurve janë sekuestruar 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikanë, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë./CNA
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ...
Bashkia Vlorë ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të T...
Pas 27 vitesh martesë, kreu i PL-së, Ilir Meta, dhe depute...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike ku përcillet ...
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka rrahur sekretar...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se po vijojnë hetimet...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se propaganda e Erion ...
Në zbatim të Kodit Zgjedhor, qeveria ka dalë me një vendim...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar vendimin e Apelit të ...
Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për kontrollin e agjen...
Sot agjentët e BKH kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë kryer ...
-Investime në digjitalizim për të nxitur inovacionin dhe r...
Pas denoncimit të drejtuesit politik të PD-së për Tiranën ...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë R...
Regjisori i njohur Osman Mula i është përgjigjur kryetarit...
Botuesi Mero Baze nga viti 2005 e në vazhdim është rrahur ...
Në dy muaj, debati publik në Shqipëri ka qenë i fokusuar n...
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...