web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Socialistët, të vendosur/ Asnjë hap pas për Amnistinë Fiskale

20 Shkurt 2023, 11:56, Aktualitet CNA
Socialistët, të vendosur/ Asnjë hap pas për Amnistinë
Foto ilustruese

Socialistët janë të vendosur për të ecur përpara me Amnistinë Fiskale. Këtë e ka shprehur sot, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat.

Balla ka deklaruar se nga ana e socialistëve nuk do të ketë asnjë tërheqje, përkundrazi po përgatiten për të hedhur hapa të rinj dhe për ta çuar në një fazë tjetër nismën. 

“Nga ana jonë nuk ka asnjë tërheqje. Po bëhemi gati për të hedhur një hap të ri. Ka të bëjë me kalimin në një fazë tjetër. Do shkojmë përpara me Amnistinë Fiskale”, ka thënë Balla./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga