Zgjidhet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese/ Emri
Zgjidhet kryetarja e Gjykatatës Kushtetuese. Ajo është Hol...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar sot 32-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Në një mesazh të gjatë, me histori dhe detaje nga ajo lëvizje e vitit 1991, Berisha nënvizon se sot po aq shumë sa në 1991-shin është momentin për t'u ngritur në këmbë, në revolucion kundër regjimit të Edi Ramës.
Deklarata e plotë e Sali Berishës
20 shkurti, dita e triumfit të shqiptarëve mbi barbarinë komuniste! Dita e kujtesës tonë kombëtare!
Të dashur miq, 32 vjet më parë mëngjesin e 20 shkurtit të vitit 1991 qindra mijëra qytetarë antikomunistë të Tiranës dhe të mbarë vendit të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat e Pavarura, u mblodhën në qytetin Studenti në revoltën qytetare më të madhe, më të zjarrtë dhe më të fuqishme që Tirana kishte njohur në tërë historinë e saj, në mbështetje të mbi 720 studentëve të ngujuar në një grevë epike urie. Studentet dhe studentët që të organizuar nga Partia Demoktaike dhe Shoqata Studentore ishin ngujuar në Kinoklubin e qytetit të tyre në kushte tmerrësisht të vështira dhe të vendosur deri në sakrificë sublime kërkonin nga regjimi heqjen e emrit të diktatorit stalinist Enver Hoxha Universitetit të Tiranës.
Me 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve më i madhi që Shqipëria ka njohur në tërë ekzistencën e saj do vërshonte nga qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbeu dhe me një energji “nukleare", guxim në kufijtë e legjendës do të përballej me diktaturën më të egër të Europës mjetet e saj të dhunës dhe duke e mposhtur atë do të përmbyste në orën 14:05 shtatoren e diktatorit më mizor që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre, Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar të pasluftës së dytë botërore siç do ta shpallte në pranverën e vitit 1991 në Samitin e tij të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Europës!
Në piedestalin e zbrazur shtatores të diktatorit gjaksor qytetarët, heronj të Tiranës vendosën flamurin tonë të lirë, Flamurin e Skenderbeut.
Miq, 20 shkurti i vitit 1991 do shënonte ngjarjen më kulmore të Revolucionit Demokratik, fitoren më të madhe tp forcave antikomuniste në Shqipëri.
Enver Hoxha ishte diktatori monstër që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi në plojën e luftës së klasave apo eleminoi me uri kronike dhe sëmundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ishkomuniste të Europës perveç Bashkimit Sovjetik.
Me 20 shkurt të vitit 1991 shqiptarët çliruan veten e tyre nga zinxhirët e pushtimit më barbar të mendjeve, shpirtrave dhe lirive të tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokës së shtatores së diktatorit i bënë gjyqin publik antikrishtit të historisë sp tyre tiranit që ju kishte ndaluar me kushtetutë Krishtin, Muhamedine madje edhe vetë Zotin.
Por 20 është dhe dita e shembjes së busteve të gjalla, bllokmenëve hoxhistë, gjakpirës në pushtet, regjimit të tyre mizor.
Revolta antikomuniste e shqiptarëve e 20 shkurtit të vitit 1991 detyroi Ramiz Alinë të kapitullojë dhe të firmosë heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe të plotesojë të gjitha kërkesat e te grevës së urisë të mbi 720 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës dhe shkollave tjera të larta të vendit!
Miq, 20 shkurti i vitit 1991 është gjithashtu datëlindja e dytë e Partisë Demokratike e cila jo vetëm organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmëri lëvizjen studentore dhe mbarë popullore, revolucionin demokratik të shkurtit 1991 por qendroi fuqishëm ndaj grushtit të shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste,të klikës komuniste në pushtet që kishin si qëllim hakmarrës primitiv shpalljen e gjendjes së jashtëzaknshme dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike, asgjesimin e saja.
Në valën e terrorit të egër të klikës hoxhiste u ekzekutuan ato ditë pa gjyqe nga fallangt e krimit në pushtet në rrugët e Tiranës, sportisti i njohur Artan Lenja dhe 11 qytetarë të tjerë!
Nderim për jetë martirëve të shkurtit të vitit 1991 , studentëve dhe pedagogve grevistë të urisë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave djemve dhe vajzave që firmosën me gjakun, sakrificat, trimerinë e tyre shembullore librin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarve!
Por 20 shkurti 1991 si dita e ngadhënjimit të qyteterëve më të shtypur, më të dhunuar, më të izoluar e më të uritur të botës mbi tiraninë më çnjerëzore, më të egër të kohërave është gjithashtu dita e Kujtesës tonë kombëtare. Kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave të rejave të rinjve fëmijve dhe të moshuarve qendrestarëve, viktimave të kalvarit horror të rregjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha
Prandaj sot le të përulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre, që lanë rininë ,ëndrrën, të ardhmen jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtar të regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!!
Të dashur miq sot pas 32 vitesh ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita kushtrimit të lirisë, guximit, trimerisë së qytetarëve shqiptar për tu ngritur në kembë në një revolucion të ri demokratik kundër monizmit të ri të bazuar vjedhjen, krimin drogën dhe për t’ju rezervuar me këtë revolucion bijëve bastardë të xhelatëve hoxhistë me në krye Edvin Kristaq Ramën fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë! #sb
Ps. Ribotohet me plotësime.
Zgjidhet kryetarja e Gjykatatës Kushtetuese. Ajo është Hol...
Është plotësuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen "...
Një ndërhyrje delikate në zemër është realizuar me sukses ...
Zgjedhjeve vendore të 14 majit u ka paraprirë raporti para...
Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dyshime të forta në...
Deputetja Jorida Tabaku, në 32-vjetorin e rrëzimit të ...
Sot zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e drejtuesit t...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes rrje...
Mbi 22 mijë tonë naftë ruse është kapur në Portin e Durrës...
Data 20 shkurt 1991 për Shqipërinë do të mbetet ndër datat...
Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë...
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës së autobusëve, Tonin G...
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka denon...
Gazetari Hysni Gurra ka folur për sondazhet e brendshm...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shigjetuar SPAK-un, sa ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se së shpej...
“Më 14 maj e kemi vetë në dorë të largojmë Veliajn”, m...
GJKKO lë në burg 2 zyrtarë të Policisë Rrugore në Tira...
Javën që vjen do të hidhet shorti për 159 apartamente ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbuluar një mënyrë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...