Seancë dëgjimore te Ligjet/ Prokurori i SPAK, Mara: Buxheti të përshtatet me fazën e rekrutimit të hetuesve
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i pranishëm në Komisionin ...

Prokuroria e Tiranës ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 kompani për krijimin e një skeme mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.
U shpallën fajtorë shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk.
Mes të arrestuarve janë edhe 2 shtetas italianë.
Shtetasit e pandehur kanë ngritur kontrata fiktive konsulence juridike për të shpërndarë paratë dhe shmangur detyrimet tatimore.
Njoftimi:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk, për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’ e kryer në bashkëpunim, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25, 190/2, 181 dhe 180/a të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimi penal nr.252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.
Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirëorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.
Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar. Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtor shtetasit:
I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
E.B.,- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 (njëqind e tetëdhjetë) orë punë në interes publik;
Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.
Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.
Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.
Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.
Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë./CNA
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i pranishëm në Komisionin ...
Dy banesa në lagjen “Liria” në Shkodër janë përfshirë nga ...
Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kreun e PL, Ili...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë i p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, deklaroi sot se mazhora...
Më parë kemi referuar përqindjen e dosjeve, që gjykata që ...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë pamje të veça...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Një grup banorësh të fshatit Çërravë janë mbledhur për...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbrëmjen e sotme l...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se fletëthirrja e S...
Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhj...
Sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar...
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Catherine Suard ...
Policia e Pogradecit ka arrestuar 27-vjeçarin, Kevi Mu...
Ambasadorja e Francës Catherine Suard në një prononcim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur në...
Kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita në garën për...
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato i ka dorëzuar s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...