"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Erion Veliaj është pa dyshim “peshku” më i madh dhe ndër “më të shtrenjtët” që ka rënë në rrjetën e drejtësisë së tërhequr nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), nëse flasim me simbolikën e njohur.
Jo vetëm për profilin, por më së shumti për 13 akuzat për 5 vepra penale që SPAK-u ka ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, të cilit iu vunë prangat në zyrë dhe mbahet I izoluar në paraburgim.
Por kryebashkiaku me të shkuar aktivisti, si thuajse për çdo gjë në të shkuarën po tenton edhe në përballjen me drejtësinë skema intimidimi dhe në një kohë kur planeve të zvarritjes iu doli “tymi”.
Në seancën gjyqësore për dosjen hetimore me të cilën përballet, kryebashkiaku i arrestuar mësohet të ketë “sulmuar” Prokurorinë e Posaçme për koston e hetimit që e çoi në qeli.
“1 vit burg, 2 vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë-mbi 1 MLN Euro”, ka deklaruar Veliaj në sallë.
Kryebashkiaku ka vijuar më tej përpjekjen për zhvlerësim të punës së SPAK-ut dhe çështjes që e çuan dhe e mbajnë në qeli pavarësisht gjithë përpjekjeve që ka bërë për të dalë nga birucat.
Veliaj ka përdorur në këtë synim edhe simbolikën e famshme të peshkut të madh, që përdoret sa herë para “Zonjës së Drejtësisë” me sytë e mbyllur përfundojnë zyrtarë të lartë.
“Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur”, është shprehur kryebashkiaku i arrestuar që SPAK thotë se e kapur në shkelje të ligjeve e shpërdorim të detyrës.
Këto janë vetëm aktet e fundit të një “lojë të pistë” dhe skeme që Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij e luajtën gjatë gjithë kohës kur çështja ishte në seancë paraprake.
Pasi u vu në pranga e Gjykata e Posaçme konfirmoi se duhet të qëndronte në qeli, mbështetësit e Veliajt protestuan kundër SPAK-ut, e Veliaj siç është faktuar, urdhëroi fushatë sulmesh mediatike.
Gjatë shqyrtimit paraprak të dosjes hetimore, Veliaj tentoi zvarritje të procesit, aq sa SPAK-u në dhjetor të vitit të kaluar bëri një deklaratë të posaçme për këto përpjekje.
Por të gjitha dështuan!
Gjykata e Posaçme përfundoi këtë të hënë shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve, po ashtu të vënë nën akuzë.
Më 9 shkurt, pritet të mësohet nëse dosja e Veliaj do të kalojë për gjykim.
SPAK, ka ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, 13 akuza, për vepra penale si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg./ Oranews
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institut...
Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiska...
Një fenomen shqetësues me të cilin përballesh sapo vendos ...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën...
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën gjatë di...
CNA TV ka bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ...
Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Nol...
Demokrati Lisandër Hoxha ka ndarë sot një qëndrim lidhur m...
Ka përfunduar në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet socia...
Komisioni "Xhafaj" ka shkelur sërish ligjin. Pas inspektim...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim kryetarin e Bashkis...
Këtë të hënë, mbërriti në SPAK ambasadori i Spanjës në Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para SPAK-ut ka reaguar në lid...
Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të...
Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ...
Ka nisur nga sot procesi i plotësimit të formularit A1, pë...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka f...
Godina historike e ish-maternitetit të Korçës, e ndërtuar ...
Sot në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e radhës për krye...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...