Berisha: Edi Rama i hoqi pasaportën Veliajt që të mos e spiunonte më në qeveritë e vendeve të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sot...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot gjatë mbledhjes me grupin e PS për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, ku inkurajoi SPAK-un të vazhdojë punën për të zvogëluar pjesët e zeza në administratë.
Berisha u shpreh se kryebajlozi i zi i administratës e ka emrin Edi Rama.
Kreu i PD-së deklaroi se Rama erdhi në pushtet me premtimet për shëndetësi falas kurse sot del që shëndetësia falas është vrasje me pagesë për qytetarët.
“Në këtë vend ku skandalet me pasoja herë-herë dhe vdekjeprurëse për qytetarët vendosen kat mbi kat, nuk di njeriu, hetohet se çfarë ndodh në këtë vend.
Sot, Edi Rama deklaroi se në administratën e tij ka pjesë të zeza. Më lejoni t’i them këtu para jush se në administratë sot kryebalozi i zi i saj e ka emrin Edi Rama.
Edi Rama është njeriu që ndërtoi me moralin e tij pervers, çnjerëzor, sistemin e korrupsionit në çdo segment të administratës. Edi Rama erdhi si bastion i zi i vjedhjes së shqiptarëve.
U instalua kryeministër me akuzën e OSBE-së se gjatë kohës si kryetar bashkie, vodhi dhe depozitoi në kontot offshore 200 milionë euro.
Edi Rama është balozi i zi i administratës së sistemit korruptiv sepse akoma pa u bërë kryeministër, hyri në saraje krimi me oborr 5 mijë metër katrorë dhe themele 720 metra të gjata, në një kohë kur balozi i zi kishte të deklaruara në ILDKP gjithsej 3800 euro. Kishte të deklaruara 400 mijë lekë.
Edi Rama është balozi i zi që ndërtoi në këto vite sistemin barbar të vjedhjes së qytetarëve sepse erdhi në pushtet me pallat në pajë të zonjës së tij pesëkatësh, pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj.
Miqtë e mi, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas, kurse sot na del se shëndetësia falas është vrasje me pagesë e qytetarëve shqiptarë nga qeveria”, ka deklaruar Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sot...
Gazetarja Fabjona Pasho është bërë pjesë e protestës s...
Kryeministri Edi Rama është tallur me opozitën gjatë m...
Sot në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi për largim...
Sapo ka nisur protesta para Ministrisë së Shëndetësisë...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojt...
Paris-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëp...
Kreu i LRE, Arian Galdini ka reaguiar në lidhje me meg...
Tetë vjet më parë, Shqipëria do të niste për të parën h...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka përfunduar dëshmin...
Gazetari Bledi Mane ka bërë me dije se është paditur n...
Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar prokurorët e SPAK-ut d...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet so...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me di...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është paraqitur në SPAK ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, reagoi sërish ...
Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave mori...
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen e pagave për ...
Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg oficerin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...