Anijet me mbetjet toksike/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontr...

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka komentuar në lidhje me skandalin e anijeve me mbetje toksike të nisura nga Porti i Durrësit për në Tajlandë.
Sipas Bardhit reagimet kontradiktore të Ministrisë së Turizmit dhe kompanisë Kurum, tregojnë se kjo e para gënjen për të mbrojtur trafikantët ose kjo e dyta po gënjen për të mbrojtur veten nga shkeljet e ligjit që ka kryer.
“Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare kanë raportuar të paktën dy raste të eksporteve nga Shqipëria (në Kinë dhe Tajlandë) të mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe institucionet shqiptare heshtin!
Ministria e Infrastrukturës, Porti i Durrësit, Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, Prokuroria, askush nuk ka asnjë reagim zyrtar se kujt i përkasin këto mbetje të rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri.
Vetëm dje në disa media shqiptare u shpërnda një reagim (pa zë dhe figurë) i Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit që deklaronte publikisht se mbetjet e rrezikshme që janë nisur nga Shqipëria dhe janë bllokuar në Tajlandë i përkasin kompanisë “Kurum International”.
Sot kompania “Kurum International” në një reagim publik ka mohuar se kjo ngarkesë me mbetje të rrezikshme i përket asaj apo është nisur prej saj.
Në këtë rast ka vetëm një të vërtetë. Ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse. Heshtja apo mosveprimi i institucioneve pas përgënjeshtrimit publik nga ana e kompanisë “Kurum International”, ngre hije të forta dyshimi për një tentativë shtetërore për të manipuluar rrethanat e kësaj çështje me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar”, shkruan Bardhi.
Më tej Bardhi thekson se rikthimi i këtyre kontejnerëve me mbetje toksike janë një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare që krijon një situatë të paprecedentë të rrezikut permanent ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Bardhi thotë se qeveria duhet të reagojë menjëherë dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me anijet me mbetje toksike.
“Rikthimi në Portin e Durrësit të kësaj sasie të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, që krijon një situatë të paprecedentë të rrezikut permanent ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Depozitimi pa destinacion i një sasie kaq të madhe të mbetjeve të rrezikshme në territorin shqiptar, do të ishte një kërcënim i pamasë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.
Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit.
Heshtja, dezinformimi apo tentativa për manipulim shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s”, shkruan kreu i grupit të PD-së.
Në fund, Bardhi deklaron se, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, deklaron Bardhi./ CNA
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontr...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka bër...
Ministria e Turizmit dhe Kurum kanë reaguar në lidhje ...
Drejtoria e Doganave ka reaguar në lidhje me mbetjet t...
Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po pu...
Qeveria britanike ka bërë publike disa masa të reja pë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ditën e nesërme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mb...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qyte...
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike në vend,...
Rruga e Arbrit është përmbytur nga reshjet e dendura të sh...
Mjeku Edvin Prifti ka folur për vdekjen e shkencëtarëv...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dije përmes një njoft...
SPAK-u ka nisur hetimet për KSHZ-në sa i përket tenderit p...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa...
Gazetari dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK-së,...
Qeveria synon që përmes një projektligji të ri “Për kontro...
Shqipëria po përballet me fenomenin e uljes se lindjev...
Depozitimi automatik i parasë në bankomate po rritet p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...