Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...

Importet e naftës ruse në Bashkimin Evropian ranë në 1.4 milion fuçi në ditë në muajin tetor, nga 2.5 milionë fuçi në ditë sa kanë qenë në muajin janar.
Të dhënat janë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji - IEA.
India, Kina dhe Turqia e kanë kompensuar rënien e kërkesës për naftën ruse, duke i shtuar blerjet e tyre për rreth 1.2 milion fuçi në ditë, verën e kaluar, bën të ditur IEA në raportin e saj mujor për tregun e naftës. Rusisë do t’i duhet t’i ridrejtojë 1.1 milion fuçi të tjera në ditë në Azi ose destinacione të tjera deri më 5 dhjetor. Nga kjo datë fillon ndalesa e BE-së për importet e naftës së papërpunuar ruse.
Në muajin tetor, Rusia ka dërguar në Bashkimin Evropian 31 për qind të eksporteve të naftës së papërpunuar. Kjo shifër ka qenë 50 për qind përpara se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, thotë IEA.
Sipas kësaj agjencie, BE-ja e ka kompensuar zvogëlimin e importeve të naftës ruse duke i rritur furnizimet nga Lindja e Mesme, Afrika Perëndimore, Norvegjia, Brazili dhe Guajana.
BE-ja ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani mund të ndihmojnë pjesërisht për zëvendësimin e rreth 1.1 milion fuçive të naftës ruse që do të humben në ditë, pas 5 dhjetorit.
Norvegjia planifikon, gjithashtu, të rrisë prodhimin nga fusha më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, Johan Sverdrup, në dhjetor.
Zhvillimi i Fazës 2 në këtë fushë mund të shtojë rreth 200.000 fuçi nafte në ditë kur të arrijë kulmin vitin e ardhshëm, ka thënë operatori i saj, Equinor.
Një sasi e naftës ruse do të vazhdojë të rrjedhë në BE përmes tubacioneve, pasi ndalesa do t’i përjashtojë disa rafineri pa dalje në det, që gjenden në Evropën Lindore.
Gjermania, Holanda dhe Polonia kanë qenë importueset kryesore të naftës ruse në Evropë vitin e kaluar, por të gjitha kanë kapacitete për të importuar naftë të papërpunuar përmes detit.
Varësinë e BE-së nga Rusia e kanë përforcuar edhe kompani të tilla ruse si Rosneft dhe Lukoil, që kontrollojnë disa nga rafineritë më të mëdha të bllokut.
Gjermania, megjithatë, ka marrë kontrollin e rafinerisë Schwedt në pronësi të Rosneftit, që përmbush rreth 90% të nevojave të Berlinit për karburante, ndërsa Italia po diskuton opsionet për rafinerinë ISAB në pronësi të Lukoilit në Sicili./REL
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar në emisionin “Now” dy a...
Gazetari Elvi Fundo e ka cilësuar ushtar të pronarëve ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Gazetari Elvi Fundo ka treguar mbrëmjen e sotme se si ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Partia e Lirisë ka prezantuar drejtuesit e rinj të str...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për ...
SPAK lëshoi sot 11 urdhër-arreste për aferën e incener...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur për 11 urdh...
Brisida Shehaj, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundë...
Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Eur...
Revista e famshme Forbes, ka publikuar një listë me em...
Tashmë nuk ka dyshim, SPAK ka kërkuar arrestimin. Gjys...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, e ka konsideruar pro...
Ish të përndjekurit politik kanë zhvilluar sot një cer...
Sot SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e ...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar operacio...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvi...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama reagoi për dëni...
Gentian Malindi, i akuzuar si porositësi i 137 kilogramëve...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...