Sotiraq Filo uron besimtarët për Krishtlindje: Ditë e shënuar
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka përcjellë ...

Krishtlindja u festua edhe këtë vit me solemnitet dhe pjesëmarrje të gjerë besimtarësh në qytetin e Korçës. Mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarë ortodoksë u mblodhën për të kremtuar lindjen e Krishtit, simbol i shpresës, paqes dhe dashurisë mes njerëzve.
Ceremonia fetare u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Anastasi, i cili në fjalën e tij përcolli mesazhe paqeje, bashkëjetese dhe solidariteti, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe familjare në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë.
Gjatë pritjes në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, uroi besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët nga Korça, duke e cilësuar qytetin si një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë festave dhe duke vënë theksin te mesazhet e paqes dhe vëllazërisë që përcjell Krishtlindja.
"Është kënaqësi e veçantë që të uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon, nga Korça nga vendlindja ime ku Krishtlindja në fakt festohet më bukur se kudo tjetër, mbase e pak me dozë lokalizmi por në të vërtetë Korça është kryeqyteti i Krishtlindjes.
Më vjen shumë mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë por gjithnjë e më tepër, nga shqiptarë nga gjithë Shqipëria. Të gjithë gëzojnë me njëri tjetrin e sidomos në këtë periudhë, ka shumë nevojë gjithë shoqëria shqiptare për mesazhe si ato që sjell Krishtlindja për paqe dhe vllazëri ndërmjet të gjithëve. Gëzuar Krishtlindjen për gjithë shqiptarët", tha Peleshi.
Edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, theksoi simbolikën e kësaj feste, duke e konsideruar Krishtlindjen si një moment reflektimi dhe shprese për ditë më të mira, paqe, harmoni dhe shëndet në çdo familje.
"Sot është një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët e krishterë të Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Dita e Krishtlindjes ka simbolika shumë të fuqishme brenda saj. Nuk është një ditë e zakonshme, lindja e Krishtit simbolizon lindjen e shpresës dhe besimit për ditë më të mira, për paqe, harmoni. Prandaj në këtë ditë kaq të veçantë dëshiroj tju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë banorëve të qytetit dhe bashkisë së Korçës, gëzuar festën e Krishtlindjes, fat, paqe, mbarësi e shëndet në familjet tuaja. Gëzuar!"
Urime përcolli edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, e cila vuri në dukje rëndësinë e solidaritetit njerëzor dhe përgjegjësisë që kanë institucionet dhe politika ndaj shtresave në nevojë, veçanërisht në ditë të tilla të shenjta.
"Në emër të Partisë Demokratike por edhe si deputete e qarkut të Korçës, sot nga Mitropolia e Shenjtë, nga kjo shtëpi e zotit, përcjell urimet më të mira për të gjithë besimtarët ortodoksë kudo që ndodhen në Korçë por edhe në të gjithë Shqipërinë. Është një ditë shumë e bukur për të gjithë dhe unë uroj paqe, uroj shpresë por edhe solidaritet njerëzor. Është një moment i rëndësishëm Krishtlindja, një festë e cila na kujton edhe një herë vlerat të cilat mbajnë në këmbë sot shoqërinë shqiptare, siç është familja, respekti për njëri tjetrin por ndërkohë edhe solidariteti për ata të cilët sot jetojnë në kushte jo të mira. Pikërisht kjo Krishtlindje, edhe ne politikanëve na ve në kushte të tilla që të mendojmë më shumë për këta njerëz, që vendimmarrjet tona të jenë në të mirën e tyre. Gjej momentin tju bëj thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të hedhin vëmendjen sot nga shtresat në nevojë, të mendojmë për ta sepse çdo vendimmarrje e jona rrit edhe më tepër besimin qytetar ndaj njerëzve. Gëzuar edhe njëherë Krishtlindjen, qofshin të mbara e të bekuara për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen."
Festimet e Krishtlindjes në Korçë vijojnë të shoqërohen me një atmosferë festive, qyteti mbetet i vizituar nga besimtarë dhe turistë nga e gjithë Shqipëria, duke e kthyer këtë ditë në një moment gëzimi, reflektimi dhe bashkimi për të gjithë./ CNA
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka përcjellë ...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka uruar të gjithë besimt...
Korça është mbushur me atmosferë festive në ditët e Krisht...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në K...
Dje kanë dalë në emisionin Plug, fakte, prova të reja ...
Carlo Bollino ka reaguar pas investigimit të emisionit Plu...
Sot u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjes në katedralen ...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua m...
Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Carlo Bollino është i pë...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për të...
Besimtarët festojnë sot Krishtlindjet. Mesha e Shenjtë e K...
Duke kryesuar Meshën e Krishtlindjeve gjatë natës në Bazil...
Besimtarët katolikë mbushën në mesnatë kishat e tyre duke ...
Besimtarët katolikë kanë nisur kremtimin e meshës së vigji...
Ish-prokurori, Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Operacioni “Labirinti” i Policisë së Shtetit dhe Prokurori...
Ola Foods sjell një risi të shumëpritur në tryezat shqipta...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikua...
Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...