Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të pasur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sumeve nga Irani apo ndonjë vend tjetër.
Shaheen, njohëse e Ballkanit perëndimor, shprehet se marrëveshja e fundit mes Beogradit e Moskës, shkon kundër interesave afatgjata të vetë popullit serb.
“Është vizita ime e parë në Shqipëri dhe do të më duhet të vij përsëri për ta parë këtë vend kaq të bukur. Në fakt jam këtu për t’u siguruar që populli në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të dinë që në Senatin e Shteteve të Bashkuara po i kushtojmë vëmendje asaj që ndodh këtu.
Jemi mirënjohës për partneritetin e Shqipërisë dhe punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë bërë ndër vite. Ky është 100-vjetori i marrëdhënieve tona. Dhe ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Shqipërisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Dhe ndihmën që i ka dhënë Shteteve të Bashkuara për të rivendosur refugjatët afganë. Pra, vërtet jam këtu për të ndihmuar që t’i kujtoj cilitdo se sa i rëndësishëm është ky partneritet dhe për të parë se si mund të ndihmojmë nga Shtetet e Bashkuara.
Nuk kam informacion specifik se sa para kanë marrë. Jam shumë e shqetësuar për të. Ndërsa shohim agresionin e paprovokuar të Putinit në Ukrainë, e dimë që një nga zonat ku ka ai ka pasur interes ka qenë Ballkani Perëndimor, fushatat e disinformimit; sapo pamë një raport se sa shumë para, siç thoni ju, janë shpenzuar në përpjekje për të destabilizuar zgjedhjet në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Po shohim përveç kësaj edhe se si njerëzve u thuhen gënjeshtra, për atë që vërtet po ndodh dhe nëse njerëzit nuk kanë informacionin e saktë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të mira. Prandaj, duam që të bëjmë gjithçka mundemi dhe synimi i atij ligji është që të përpiqemi dhe të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të merremi me dizinformimin rus, të shohim se si mund të mbështesim përpjekjet për reforma që po bëhen këtu në Shqipëri dhe kudo në rajon.
Sanksionet janë vetëm një nga mjetet që kemi në politikën e jashtme për t’u përpjekur të ndikojmë atë që ndodh dhe për t’u përpjekur për të çuar më tej, përparimin drejt demokracisë. Dhe duhet të shohim edhe mbështetjen ekonomike që mund të jepet. Duhet të shohim mjetet diplomatike që kemi. Kemi një ambasadore shumë aktive këtu dhe një ambasadë shumë të angazhuar me qeverinë shqiptare.
Dhe duhet t’i ndihmojmë votuesit të kuptojnë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen. E dini, në Shtetet e Bashkuara kemi pasur disa politikanë që janë dënuar për krime, që ishin zgjedhur nga njerëzit. Por zakonisht, votuesit e kuptojnë në zgjedhjet pasuese se një politikan është i korruptuar dhe se nuk vepron në interes të votuesve. Por nëse njerëzit nuk kanë informacionin, nëse nuk e dinë se cilat janë zgjedhjet që mund të bëhen dhe prandaj opozita është shumë e rëndësishme për të shpjeguar se cilat janë ato zgjedhje, në mënyrë që votuesit ta dinë kur të shkojnë për të votuar”- tha ajo.
Po ashtu senatorja amerikane foli dhe për Serbinë duke thënë që populli serb duhet të ndihen shumë të shqetësuar në lidhje me aktet e Vladimir Putinit në Ukrainë.
Sipas saj është e rëndësishme për Serbinë, për të gjithë Europën, që të ndërmarrin çdo veprim që të vënë në pah se Vladimir Putin se nuk vepron në interes të rendit ndërkombëtar.
“Mendoj është diçka e pafat dhe mendoj se është kundër interesave afatgjata të popullit të Serbisë. Fakti është që aspiratat e popullit të Serbisë janë që të shohë nga perëndimi, drejt hyrjes në Europë. Ata kanë aplikuar për në BE dhe po punojnë drejt kësaj. Dhe duhet të ndihen shumë të shqetësuar në lidhje me aktet e Vladimir Putinit në Ukrainë. Është një luftë e paprovokuar agresioni.
Çdo mbrëmje në lajmet në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë, shohim pasojat e tmerrshme të asaj lufte ndaj popullit të Ukrainës, varret massive që janë zbuluar, dhomat e torturave. Shohim shkatërrimin e qyteteve në atë vend dhe përpjekjen për ta fshirë kulturën e Ukrainës. Tani, nëse Serbia nuk bën kujdes, mund ta kenë ata radhën. Ky është një nga shqetësimet në lidhje me synimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që Vladimir Putin nuk flet për të ndaluar nëse ia del në Ukrainë. Por flet për të rikrijuar Perandorinë Ruse. Që mund të ishte ajo që kishte qenë Perandoria Sovjetike.
Ndaj, mendoj se është e rëndësishme për Serbinë, për të gjithë Europën, që të ndërmarrin çdo veprim që të vëmë në pah se Vladimir Putin është i veçuar, se nuk vepron në interes të rendit ndërkombëtar, dhe duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta ndaluar”- theksoi ajo.
Senatorja pati dhe një mesazh për politikanët shqiptarë
“Siç e thashë, ishte për të vënë në dukje partneritetin dhe aleancat që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur në fushat ku punojmë së bashku; 100 vjetorin e marrëdhënieve tona; rëndësinë e faktit që Shqipëria u bashkua me ne në lidhje me luftën në Ukrainë për të mbështetur popullin ukrainas; rëndësinë që ka fakti që Shqipëria mori refugjatët afganë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën dhe po përpiqeshim të ndihmonim njerëzit që kishin nevojë dhe Shqipëria bëri përpara dhe tha do të bëjmë gjënë e duhur dhe do përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme.
Dhe është e qartë që do të vazhdojmë të punojmë për çështjet ekonomike së bashku, fakti që Shqipëria sapo ka miratuar dy marrëveshje në përpjekje për të diversifikuar ekonominë e energjisë është shumë e rëndësishme – marrëveshjen hidro dhe gazin e lëngshëm me dy kompani amerikane. E vlerësojmë shumë këtë dhe me shpresë do të jetë e dobishme si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë”- nënëvizoi senatorja./euronews
Përsa i përket sulmit kibernetik, Shaheen theksoi se duhet të ndihmojmë Shqipërinë për t’u siguruar që ka një strukturë të sigurt kibernetike për të ardhmen në mënyrë që të mos jetë shënjestër e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonjë vend tjetër.
“Jam e shqetësuar. Përsëris, mendoj se Shqipëria bëri përpara për të marrë iranianët e MEK në një kohë kur po vriteshin, kur ishin në Irak. Dhe Shqipëria tha ne do të ndihmojmë dhe ky është një model i rëndësishëm për t’ia treguar pjesës tjetër të botës. Dhe kur ata sulmohen si rezultat i kësaj, është me rëndësi që ne të veprojmë për t’i ndihmuar. Dhe sollëm ekipe, FBI dhe zyrtarë të tjerë për të ndihmuar për t’iu përgjigjur sulmit kibernetik. Por duhet të bëjmë më shumë.
Duhet të ndihmojmë Shqipërinë për t’u siguruar që ka një strukturë të sigurt kibernetike për të ardhmen në mënyrë që të mos jetë shënjestër e sulmeve as nga Irani, as nga Rusia, as nga ndonjë vend tjetër.
Shqipëria do të duhet ta vendosë këtë vetë. Por, unë mendoj se është me rëndësi të vëmë në dukje që kur Shqipëria dëboi diplomatët iranianë, edhe Shtetet e Bashkuara vuri sanksione dhe ne kemi punuar për t’i trajtuar aktivitetet terroriste të Iranit kudo në Lindjen e Mesme dhe kudo në Europë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”- përfundoi senatorja.-VOA
Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka z...
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar ...
Të ndërtosh me pak kosto dhe të bësh një vepër arktitektur...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka bërë një thirrje për ...
10 emrat më të përdorur të vitit 2022 janë Amelia, Ajl...
Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, krye...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, edhe pas heqjes së fashë...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një...
Bashkitë e vogla kanë kaluar në sitë nga Kontrolli i Lartë...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shfaqur sërish sot...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të njoftimi në rr...
Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, ka komentuar lëvizjen e k...
Analisti Artur Zheji ka komentuar tërheqjen e kryeministri...
Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Petro K...
Operacioni i konfiskimeve të kateve pa leje po vijon. Krye...
Një tjetër foto e njeriut më të përfolur të momentit ka qa...
CRCA/ECPAT Shqipëri ka drejtuar një kërkesë urgjente K...
Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pez...
Seanca për Arbër Paplekajn ka përfunduar pa rezultat. Prok...
Pak ditë më parë, shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...