“Guvernatorja me deklaratat si të Ramës”/ Berisha, “flakë për flakë” me Yuri Kim
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...

Pak ditë më parë, shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë dhe tre oficerë të tjerë janë vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në lidhje me ndërtimet pa leje që mbulon ky komisariat.
Përpos problematikave që ka policia e shtetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duhet të merret edhe me ndërtimet pa leje dhe verifikimin e lejeve të ndërtimit.
Një ndër zyrtarët policorë të vënë nën hetim është Alban Ramaj, inspektori i krimeve që mbulon zonën e Farkës bashkë me tre kolegë të tjerë, si Bujar Mehmeti, shef i komisariatit; Flamur Sula, shef i postës policore në Farkë dhe Nazmi Kareci, specialist i policisë që mbikëqyr zonën ku janë konstatuar ndërtimet dhe katet pa leje.
Por, duket se situata lidhur me hetimin disiplinor ndaj punonjësve të policisë për pallatin e ndërtuar në zonën e Liqenit të Thatë nuk është siç duket.
Të dhënat flasin ndryshe, të paktën në rastin e Alban Ramajt.
Në muajin tetor 2021, Alban Ramaj është emëruar me punë specialist i hetimit të krimeve në Postën e Policisë Farkë.
Sa për rastin në fjalë nga ana e postës së policisë Farkë, shoqëria “Xheluks Konstruksion” është proceduar për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, konkretisht me datë 10.05.2021.
Nisur nga fluksi i madh i ndërtimeve në këtë zonë dhe pamundësisë për të kontrolluar apo verifikuar çdo ndërtim pa leje, oficeri i policisë Alban Ramaj (ndaj të cilit është filluar hetimi disiplinor) me datë 16.03.2022 i ka dërguar një e-mail Shefit te Komisariatit të Policisë numër 1, duke i vënë në dispozicion modelin e shkresës për t’ia dërguar IMT-së, Bashkia Tirane dhe IKMT-së, duke u kërkuar të verifikohen disa ndërtime nga firma te ndryshme ndërtimi, një ndër to edhe firma “Xheluks”, që ka ndërtuar pallatin dhe që pretendohet se është pa leje.


Për këto veprime është vënë në dijeni edhe DVP Tiranë.
Në përgjigje të ardhur nga ana e IMT-së dhe IKMT-së, nuk ka pasur indicie që oficeri Alban Ramaj të fillonte procedim penal ndaj asnjërës nga firmat, për të cilat ishte dërguar shkresa.

Me datë 01.05.2023 Alban Ramaj është emëruar në një detyrë tjetër dhe nuk ka pasur dijeni se çfarë ka ndodhur më pas.
Kjo është historia, për të cilën trumbetohet hetimi disiplinor për katër punonjës të policisë./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur deklara...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë,...
SPAK-u po heton aferën e inceneratorëve. Deri më tani ka a...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i paditur tri her...
Kryeministri Edi Rama, sot në një deklaratë në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas heqjes së fa...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është e suprizuar me larg...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fasha 800 kWh nuk...
Nisma "Thurje" dhe aktivistët e saj kanë zhvilluar sot një...
Kur mbarë opinioni publik pret zbardhjen e rastit të Ervis...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin për M...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë ndryshuar situa...
Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekono...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, ka deklarua...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, thotë se nj...
Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve, tha në ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në...
"Vendim i papritur"- kështu e ka cilësuar ambasadorja Yuri...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajm...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pye...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...