Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri bilancin e një viti në fushën e mjedisit, duke njoftuar drejtimin që do të marrë ky sektor drejt riciklimit dhe kompostimit.
“Ia dolëm me programet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e partnerëve shumë të vyer si qeveria gjermane, qeveria zvicerane, qeveria suedeze - të mbyllim në një vit rreth 15 plagë të rënda venddepozitimësh ilegale, ndonëse kemi dhjetëra të tjera që kërkojnë zgjidhje. Mbyllëm e rehabilituam që nga tmerri i Gërhotit në Gjirokastër apo nga fusha e plehrave që digjeshin në Përmet, deri në venddepozitimet e paligjshme në Burrel, Kukës apo Krujë. Nga Skrapari apo Këlcyra deri në Laç, Cërrik, Fier e Lushnjë, Dimal, Kuçovë, Berat.”
Në eventin me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe pjesëmarrjen e të gjithë kryetarëve të bashkive, Kumbaro tha se aktualisht mblidhen 90% e mbetjeve në territor, po riciklimi është në nivele shumë të ulëta.
“Nga 50% që arrinim të mblidhnim në 2013, sot mbledhim rreth 90% të volumit të mbetjeve urbane, por pak arrijmë të riciklojmë, rreth 15%. Ndërsa prodhojmë mbi 888,000 ton mbetje urbane në vit. Na duhet të ndërtojmë modelin e ekonomisë qarkulluese. Jo çdo gjë mund të hidhet, shumë gjëra mund të ripërdoren, të rikuperohen pjesërisht, të riciklohen në mënyrë të organizuar duke i ndarë mbetjet që në shtëpi. Jo vetëm sepse e kemi detyrim dhe angazhim në kapitullin e mjedisit në negociatat e hapura me BE, por e kemi sidomos detyrim ndaj fëmijëve tanë kur mendojmë se çfarë Shqipërie do tu lëmë”, u shpreh Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ajo përmendi se Plani i Pastrimit Kombëtar ka vazhduar gjatë gjithë vitit me rezultate mbresëlënëse, ndërsa u përmendi kryebashkiakëve edhe gjobat nëse neglizhojnë në pastrimin e qytetit.
“Nuk e fsheh, nuk jam ndier aspak mirë kur Agjencia Kombëtare e Mjedisit është detyruar në zbatim të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të marrë masa e të gjobisë disa kryetarë bashkie. Por, është detyrë funksionale dhe përparësi për çdo kryebashkiak që të mos ia lejojë vetes indiferencën apo dështimin në mbajtjen pastër të territorit”, tha Kumbaro, duke nënkuptuar gjobat që për herë të parë iu vendosën këtë vit kryebashkiakëve të Malësisë së Madhe, Poliçanit, Krujës dhe Vlorës për shkak të problemeve me pastrimin e territoreve të tyre.
Eventi u organizua në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar / GIZ duke promovuar modelet e suksesshme të Sarandës dhe Himarës ku mblidhet letra dhe plastike për riciklim duke krijuar të ardhura për bashkitë, apo modeli i Cërrikut që është pioner në procesin e kompostimit.
Këto modele do të shtrihen edhe më tej në bashki të tjera të vendit, teksa Kumbaro theksoi si prioritet për vitin 2023 edhe instrumentet e mbështetjes financiare për bashkitë që performojnë mirë dhe edukimin mjedisor në shkolla për ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve ndaj mbetjeve./CNA.al
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, ka deklarua...
Genta Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve, thotë se nj...
Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve, tha në ...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka folur në...
"Vendim i papritur"- kështu e ka cilësuar ambasadorja Yuri...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajm...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, është pye...
Ambasadorja Yuri Kim gjatë një interviste në "Opinion" ka ...
Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rrit...
Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” janë ngri...
Reporterët pa Kufij ka dalë me një deklaratë ku i b...
Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqi...
Këshilltarja në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoresha e s...
Punimet për tunelin e Llogarasë që lidh Dukatin me Palasën...
Dy shqitarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, p...
Për vrasjen e Jan Prengës të ndodhur në vitin 2020, përfun...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka rea...
Me 20 prill të këtij viti, 44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dalë me një mesazh, pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...