Tensionet në Kuvend/ Rama ironizon opozitën: Ne mbjellim, ata shkatërrojnë dhe djegin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensione...

Burgosja e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë ka qenë “mollë sherri” mbrëmjen e kësaj të hëne mes gazetares Klodiana Lala dhe sekretarit të PD-së, Flamur Noka.
Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh gjatë një daljeje televizive, por u kundërshtua nga gazetarja.
Lala i kujtoi përplasjet që kishin kur Salianji ishte rreshtuar krah Lulzim Bashës, kohë kur doli edhe me shkop bejsbolli për të rrahur demokratët.
Pjesë nga debati:
Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.
Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.
Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.
Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.
Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.
Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.
Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.
Lala: Po flisja për familjen politike.
Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin...
Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafajt në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj. Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafaj u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafajt. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafaj në këtë përgjim?
Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.
Lala: Kjo nuk më del nga dosja./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensione...
Kaosi që përfshiu të hënën Kuvendin ka bërë jehonë edh...
CNA, prej gati tri muajsh po përballet me një sulm kri...
Shqipëria dorëzoi të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për për...
Ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Pa...
Ilir Proda pritet të miratohet në mbledhjen e Këshilli...
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masat “arrest me burg” pë...
Ndoshta dikush na konsideron se jemi të vetmuar, por...
Mes sherrit dhe dhunës është mbyllur seanca plenare e kësa...
Deputetët e opozitës kanë nxjerrë karriget nga salla e sea...
Kjo seaccë plenare ka nisur me protesë nga deputetët e opo...
Prej kohësh Aldor Nini i "Acromax"-it po kryen sulme të nj...
Ilir Proda është zgjedhur drejtor i ri i Policisë së Shtet...
Aldor Nini i “Acromax” është paraqitur sot në Gjykatën e T...
Sot Aldor Nini është paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës...
CNA ka raportuar se në datën 30 shtator, në orën 12:45, në...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurid...
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulan...
Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...